Anti-Mafia23 Maj 2023, 15:05

Ergys Verdho i KESH, 153 milionë lekë për promocion e argëtim të punonjësve

Shkruar nga Pamfleti
Ergys Verdho i KESH, 153 milionë lekë për promocion e
Ergys Verdho, Drejtor i Përgjithshëm i KESH

Shtohet guximi për të vjedhur pas fitores në zgjedhjet lokale, por SPAK nuk i konsideron krime financiare, tenderët fiktivë të këtij drejtori përbindësh korrupsioni, megjithëse ka 2 kallëzime penale për 1 miliardë Euro afera kur ishte Drejtor te Rrugët e prej 2 vitesh Drejtor i KESH...

Drejtori i KESH, Ergys Verdho, ka marrë më shumë guxim e hov pas fitores së PS më 14 maj, duke shtuar tenderët fiktivë, të cilët janë dukshëm procedura të sajuara për të vjedhur fondet publike, nëpërmjet kompanive të lidhura me të e me pushtetin.

Tri ditë pas zgjedhjeve, Verdho ka shpallur tenderin me fond limit 153 milionë lekë me TVSH, për shërbime në funksion të komunikimit, promovimit dhe organizimit të aktiviteteve të KESH, i cili do zhvillohet më 5 qershor.

Referuar të dhënave, ky tender ka lidhje me takime artistike, aktivitete e mbrëmje argëtuese të punonjësve dhe promovime të logos së KESH me bluza, kapele, stilolapsa, medalionë etj.

Këto mënyra e mjete promovimi, drejtori Ergys Verdho i konsideron si mundësi ndikimi në mbarëvajtjen punëve dhe arritjet e KESH, kur dihet që prodhimi i energjisë në HEC-e varet nga reshjet e jo nga propaganda, reklamimi dhe argëtimi i punonjësve.

Kontrata e këtij shërbimi është 2 vite, por nëse shikon regjistrin e tenderëve të KESH, konstaton se këtë lloj tenderi fiktiv për aktivitete artistike, argëtim të punonjësve e prodhim materialesh promocioni me logon e KESH, drejtori Ergys Verdho e bën çdo 6 muaj dhe afatin e vendos për 2 vite.

Ne po e publikojmë këtë tender tipik vjedhje, por jemi të bindur, që SPAK nuk do ta konsiderojë krim financiar të këtij drejtori përbindësh korrupsioni dhe as do ta marrë në pyetje, sepse ai është maska e Belinda Ballukut,

Ashtu siç ka lënë në heshtje edhe 2 kallëzimet penale për afro 1 miliardë Euro afera me oligarkët dhe shit-blerjen e energjisë, që Ergys Verdho ka bërë kur ishte Drejtor i Rrugëve e prej 2 vitesh Drejtor i KESH./Pamfleti

Ergys Verdho i KESH, 153 milionë lekë për promocion e

ergys verdho kesh 153 milionë argëtimi i punonjësve