Është absurd, mos veprimi i SPAK, për të çuar para drejtësisë, ish-drejtorin e “Albepetrol”, Endri Puka, që milionat e vjedhura po i fsheh jashtë Shqipërisë dhe po i pastron me investime...
Ka dalë një provë tjetër, pas denoncimit që bëri “Pamfleti” me 12 dhjetor 2025, për 35 milionë Euro të vjedhura në “Albpetrol” nga ish-drejtori Endri Puka dhe të transferuara e fshehura në Qipro, nëpërmjet shtetasit greko-qipriot Kostantinos Moula, ortakut të bashkëshortes Ela Puka.
Por Kostantinos Moula është vjehrri i Endri Pukës, pra, babai i bashkëshortes Ela Puka, e cila në Kartën ID, në Pasaportë dhe kontrata emrin e babait e ka deklaruar “Kostandin”.
Ja si e futi vjehrrin në lojë
Më 3 korrik 2018, gjashtë muaj pasi Endri Puka u shkarkua , vjehrri i tij Kostandin Moula, krijoji kompaninë “OKSI International ”; por ai ishte i përfshirë prej 5 vitesh në tenderët e “Albpterol”, “Bankers” dhe firmat që kishin marrë puse me vendime të dhëndrit drejtor.
Kur ndaj Endri Pukës, filloi hetimi për korrupsion e vjedhje, vjehrri u shiti 63.75% aksione vajzave të tij Ela Puka e Ada Mulla, ndërsa 36.25% krushqve Albana Hoxhaj e Ermir Avdaj.


Por megjithëse Endri Puka është larguar nga detyra në janar 2018, ai vazhdon të marrë miliona Euro nga “Albpetrol”, nëpërmjet kompanisë “OKSI International” të vjehrrit, gruas e kunatës.
Një prej tenderëve të “Albpetrol”, është ai i datës 11 prill 2025, me objekt: “Furnizimi dhe instalimi i pompave në vendburimin Gorisht-Vlorë dhe punime pregatitore të puseve”, me vlerë kontrate 2 miliardë lekë, dhënë me 99.5% të fondit limit dhe pa garë.
Këtë tender, drejtori aktual i “Albpetrol”, Eltar Deda, aktualisht nën hetim nga SPAK, ia dha kompanisë “OKSI International” të Endri Pukës, kompanisë “VIBTIS” të Idajet Ismailit që ka kullën te stadiumi “Arena Kombëtare” dhe kompanisë “SuperStar-WB” të Bardhi Melit, ish-Zv/drejtor i Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe 4 herë kandidat i LSI për deputet në Fier.

Ndërtimi dhe shitja e resortit në Vlorë; ndërtuar me milionat e vjedhura në “Albpetrol”
Shtetasi grek Kostantinos Muola alias Kostandin Moula, vjehrri i Endri Pukës, ka luajtur rolin kryesor në fshehjen dhe pastrimin e miliona Eurove, që Endri Puka vodhi nga tenderët dhe përfitoi nga pazaret me “Bankers” e kompani të tjera pusesh nafte kur ishte drejtor i “Albeptrol”.
Më 9 korrik 2018, gjashtë muaj pasi Endri Puka u shkarkau nga detyra, vjehrri i tij grek krijoi kompaninë tjetër “A.T. Oricum” me kapital 100 mijë lekë; dhe ndërtoi resortin “Azar Luxury Hotel” te Uji i Ftohtë-Vlorë, me vlerë investimi afro 25 milionë Euro të pa deklaruara.
Pas përfundimit të ndërtimit dhe fillimit të aktivitetit të resortit, agjencitë anti-mafie informuan organet e drejtësisë, se ndërtimi i resortit në emër të shtetasit grek Kostandin Moula, po financohej nga Endri Puka, me milionat që kishte vjedhur kur ishte drejtor i “Albpetrol”.
Kjo u vërtetua: Më 28 gusht 2025, resortin 25 milionë Euro, Kostandin Moula, ia shiti për 1000 Euro vajzës Ela Puka, bashkëshorte e Endri Pukës dhe familjarit të tyre Eraldo Mentor Sheko.
Është absurd, mos veprimi i SPAK, për të çuar para drejtësisë, ish-drejtorin hajdut të “Albepetrol”, Endri Puka, që milionat e vjedhura po i pastron me investime, nëpërmjet 9 kompanive hije të regjstar në emër të tij, gruas, vjehrrit, kunatës dhe ortakëve fiktivë./Pamfleti
Kaq thellë eshte futur Asfalia ne Shqipëri. Ç'beget me ju, o popull?!
Ky eshte modeli i vjedhjes dhe korrupsionit te naftes dhe minierave, qe eshte aplikuar ne pasurite natyrore minerare te shqiptareve nga drejtoret e institucioneve shteterore. Ky model ka ardhur duke u permiresuar, ne ecuri me kohen, qe pas viteve 92' kur filloi pluralizmi dhe keto parti hajdutesh erdhen ne pushtet dhe deri me sot, ku modeli eshte perfeksionuar mjafte. Te marrim vetem modelet e zbatuara ne nafte. Fillimisht u perdor paraja kesh dhe vjedhja e naftes bruto nga nd/jet, perzierja e saj me karburante dhe shperndarja ne pikat e shitjes. Po ashtu, tenderat per shtrimin e rrugeve ne puset e naftes ne vendburime, ku hidhej vetem 2-3 saurela rere bituminoze nga ajo e rerave bituminoze ne Visoke dhe asgje tjeter. Vjedhja neper magazinat e nd/jeve dhe albpetrolit e paisjeve dhe materialeve qe perdoreshin per puset apo vulfet, motorrat e puseve, etj., dhe shiteshin prape ne albpetrol apo ne keto nd/je. Per te gjitha, keto para keta i ndanin me drejoret apo stafin ne albpetrol apo nd/je. Keto skema te peshtira korrupsioni dhe vjedhje, jane aplikuar nga vete drejtuesit e albpetrolit, te nd/jeve apo stafet e tyre. Me vone filluan koncesionet ne vb e naftes me oligarket e politikes dhe qeverive dhe pas tyre jane fshehur si "aksionere" politikane, qeveritar dhe specialiste apo drejtor te institucioneve shteterore nga k/ministrat, ministria perkates, AKBN, Albpetroli duke futur edhe k/bashkiaket ne zonat e naftes, doganier, prokurore dhe gjyqtare te rrethit fier, etj. Kjo filloi me Sali Berishen ne 94' dhe vazhdoj me Nanon ne 2004 ne vendburimin Patos Marines, vazhdoj prape me Berishen ne 2007-2088 duke e perhapur ne te gjithe vendburimet e tjere te naftes dhe gazit qe i dhane me koncesion tek oligarket e tyre dhe vazhdoj rreth viteve 2015-2016 me qeverine Rama qe i nderroi te gjithe koncesionaret dhe i dha prape me koncesion tek oligarket e tij bashke me ministrat Gjiknuri, Balluku, etj., qe kane perdorur po te njejatat kontrata te deshtuar. Akoma po tentohet qe vendburimi kryesor, Patos-Marines qe vjedhin kinezet e Bankers Petroleum bashke me politiken - qeveritare, ti hiqet kesaj kompanie dhe ti jepet nje oligargu tjeter sic duket andej nga lindja e mesme, ku po shkon shpesh k/ministri kohet e fundit. Ky e bene kete nderrim te oligarkeve koncesionar cdo 10 vjet me qellim qe te harrohet historia e vjedhjes dhe korrupsionit dhe vendburimet shiten si me i pasur pasuri te tyre oligarket dhe parat ndahen midis tyre (organizates politike-qeverisese me koncesionaret oligarke duke perfshire dhe aksioneret e fshehur pas tyre). Te gjithe drejtoret e zgjedhur ne kompanine Albpetrol, qe nga i ndjeri Bahri Shanaj deri tek ky i sotmi, Eltar Deda, jane produkt i Bashkise Fier ne bashkepunim me k/ministrin Berisha-Rama dhe ministrat perkates. Aty behet vjedhje e hapur e pasurive kombetare ne bashkepunim me oligarket koncesionar dhe ky institucion eshte Banka elektorale dhe e zgjedhjeve lokale qe financon ato dhe bene punsime militantesh fiktiv per te vjedhur dhe blere votat. Modeli i ketij mikut te Koco Kokedhimes, Endri Puka, eshte zbatuar gjate gjithe kohes ne Albpetrol dhe keta kane luajtur nje rol kryesor ne korrupsionin ne nafte me koncesionaret oligarke, ne bashkepunim me qeverite dhe ministrite ne cdo kohe.
Te han mut tgjithe prokuroret e shqiperise, qe lejojne nje miush si ky te behet miljardejer, dhe per veten nuk bejn as greva per ngritje rroge, por kenaqen me ca therrima, e duke shqyer ndonje hallexhi!