TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Prill 2024, 10:58

Familja Non- Grata "rrethon" Pamfleti-n: Sali Berisha hedh në sulm gratë e fisit!

Shkruar nga Pamfleti

 Familja Non- Grata "rrethon" Pamfleti-n: Sali Berisha hedh në


E bija Argita dhe e mbesa Shpresa /

Koha e këtyre makutëve palaço si soji i familjes “non grata”, ka marrë fund: fund që ka nisur me Saliun e dhëndrin me izolim e sekuestro të pasurive; të birit me rihapje të dosjes së Gërdecit, dhe së shpejti edhe mbesës Shpresa Breçani me pasuri sheikësh...

Më 1 mars 2024, “Pamfleti” publikoi shkrimin me titull: “Mbesa e Saliut, Shpresa Breçani, eksperte e falimentit të “TV-Alsat” të Rezart Taçit; realizoi edhe bilancet e Gërdecit”, një ish-kompani që pas blerjes nga Rezart Taçi i familjes “non- grata”, pastronte paratë e pista të kontrabandës së naftës, drogës e grupeve mafioze.

Pas këtij shkrimi, Shpresa Breçani, vajza e motrës së Sali Berishës, ka bërë padi gjyqësore kundër “Pamfleti”-t, duke kërkuar 30 milionë lekë për “shpifje e cenim nderi”; të cilin ajo e ka përdhosur me dijeni e pa dijeni të burrit.

Në fakt, nuk është shpifje, por Vendim Nr. 15251, datë 28 dhjetor 2023 i gjykatës së Tiranës; për emërimin e Shpresa Breçanit, eksperte falimentimi të kompanisë “TV-ALSAT”, në pronësi të Rezart Taçit të ARMO, tashmë në kërkim dhe për pastrim të parave të mafies italiane “Cosa Nostra”.

E paskan zakon, që “burrat” e familjes “non grata”, kanë “rrethuar” Pamfleti-n duke hedhur në sulm gratë e fisit të Viçidolit: të bijën për gjobë 10 milionë lekë dhe mbesën për 30 milionë lekë.

Këto dy laraska, gjatë pushtetit i ka përdorur si seksere lejesh ndërtimi, tokash, trojesh, emërime me lekë në polici, ushtri, dogana, tatime, ambasada, drejtësi dhe për zhvatje të bizneseve.

Por koha e këtyre makutëve palaço si soji i familjes “non- grata”, ka marrë fund dhe fundi u ka filluar me dhëndrin izolim në shtëpi dhe sekuestrim të pasurive të vjedhura; me të birin me rihapje të dosjes së Gërdecit dhe së shpejti me mbesën, Shpresa Breçani me pasuri sheikësh.

Mbesa e Saliut, quan “shpifje”, faktin që jo vetëm gjatë pushtetit të dajës kryeministër, por dhe gjatë 11 viteve të sundimit të Edi Ramës, po përdoret si “eksperte bilancesh e falimenti”, për kompanitë që vjedhin fondet publike, që janë kapur me trafiqe, skema mashtrimi, vjedhje me rimbursimin e TVSH dhe pastrim të parave të krimit e korrupsionit.

Mjafton që gjykata të hap regjistrat e ekspertimeve, dhe do konstatojë se Shpresa Breçani, merr bilancet dhe falimentimet e kompanive me aktivitet kriminal, të krijuara dhe lulëzuara gjatë pushtetit të Sali Berishës, të cilat i mbyll me bilance false zero fitim, pa pasuri e me humbje.

Nuk është shpifje, por është provë penale në dosje, fakti që Shpresa Breçani ka qenë eksperte e bilanceve të Gërdecit, ku pronar “de fakto” ishte djali i dajës Shkëlzen Berisha, ndërsa shef i policisë ushtarake që lejonte kamionët me municione, ishte burri i saj Ferit Breçani, njohur si “sekser” vendesh pune nëpër ministri.

Shpresa Breçani ka qenë eksperte kontabël e bizneseve të kriminelëve, kompanive offshore  e grupeve mafioze, që Sali Berisha i futi në Shqipëri dhe u dha pasaporta, licenca, pasuri shtetërore dhe mburojë policore e drejtësie.

Kemi thënë që mbesa e Saliut, gjatë pushtetit të dajës ka qenë eksperte kontabël e kompanive të Damir Fazlliç e Argita Berishës, por dhe e ndërmarrjes ushtarake “MEICO" dhe Uzinës së Poliçanit, ndërkohë që paralelisht ishte eksperte kontabël e Gërdecit që furnizohej me municione prej tyre.

Familja Non- Grata "rrethon" Pamfleti-n: Sali Berisha hedh në

Nuk është shpifje, as fakti që mbesa e Saliut, ka qenë eksperte kontabël e kompanisë së basteve “Bet Plus”, krijuar më 1 dhjetor 2008 në Shqipëri nga italiani Albino Prudentino, bos i organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”, me ortakë Arqile Sota, ish-drejtor në Ministrinë e Jashtme, dhe kunati trafikant i ish-ministres së Berishës.

Kemi përmendur faktin, që Shpresa Breçani, ka qenë eksperte e kompanisë mafioze “Belle Air”, si dhe e kompanisë së rrugëve të oligarkut Rrok Gjoka dhe është eksperte e kompanisë “Breçani” të kunatit Erzen Breçani, ku nëpërmjet bilanceve false të saj, pastroheshin milionat e trafikut të kokainës së nipit Eralbi Breçani dhe të bolit Ervin Mata.

Familja Non- Grata "rrethon" Pamfleti-n: Sali Berisha hedh në

Mund  të përmendim fakte të tjera, të cilat do paraqiten në gjykatë, madje dhe prova nga aktiviteti penal i burrit të saj zyrtar, Ferit Breçani; ku mbesa e Saliut, do jap sqarime për vilat, llogaritë bankare dhe pasuritë e shumta.

Duhen hetuar burimet e tyre, mbasi janë vënë me punë të pista edhe nëpërmjet “pastrimit” të bilanceve të kompanive të bosëve të botës së krimit e korrupsionit, siç janë bizneset familjes “Non- grata”./Pamfleti

familja non-grata pamfleti gratë e fisit

Lini një Përgjigje