TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Shkurt 2026, 13:41

Nga “shkencëtare globale” në ministre tenderësh, pse Rama e solli Evis Salën në krye të shëndetësisë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Nga “shkencëtare globale” në ministre tenderësh, pse
Evis Sala /

La 63 mijë euro paga mujore në Itali e Angli për 2250 euro në Tiranë, por në 6 muaj ministri solli vetëm rritje të çmimeve të ilaçeve dhe pazare me klientët e qeverisë...

Evis Sala u prezantua nga Edi Rama si emër ndërkombëtar që do të ringrinte shëndetësinë shqiptare, por bilanci i parë i mandatit të saj ka sjellë rritje çmimesh të barnave të rimbursuara, heqje ilaçesh për sëmundje kronike dhe favore për kompani të lidhura me tenderët. Vendimi për të lënë paga të larta jashtë vendit dhe për të marrë drejtimin e një sistemi të degraduar ngre dyshime për motivin real të emërimit, sidomos në kushtet kur shëndetësia vijon të mbetet terren pazaresh dhe jo reformash reale.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, është ndër mikeshat familjare të Edi Ramës, të cilat ai i solli nga jashtë vendit dhe u dha poste të larta në qeveri dhe administratën publike.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kur njoftoi emërimin e saj, dhe më pas para drejtuesve të mjekësisë kur e prezantoi zyrtarisht, kryeministri Edi Rama deklaroi se me Evis Salën, “shkencëtaren e njohur në Europë dhe në botë”, nis rrugëtimi i standardeve “Shëndetësia Moderne 2030”.

Shumëkush shprehu çudi se si një shkencëtare e fushës së mjekësisë, e cila jetonte dhe punonte jashtë Shqipërisë dhe prezantohej si emër i njohur ndërkombëtarisht, mori përsipër drejtimin e shëndetësisë shqiptare, në një kohë kur gjendja e saj është alarmante në çdo aspekt.

Sidomos tre ministrat pararendës, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu, gjatë 12 viteve pushtet të PS-së, e degraduan shëndetësinë përmes mungesës së pajisjeve dhe ilaçeve, emigrimit masiv të mjekëve dhe infermierëve, mungesës së shërbimit mjekësor në zona të tëra dhe vjedhjes së fondeve përmes tenderëve dhe koncesioneve.

Ndoshta Evis Sala ka “shkopin magjik” për të ndryshuar këtë situatë të rëndë, por çudia qëndron në faktin se ajo la punët e saj mjekësore në Itali dhe Angli, me tri paga mujore që në total arrinin 63 mijë euro, për të marrë një pagë mujore prej vetëm 2250 euro neto si ministre e Shëndetësisë në Shqipëri.

Ministrja Evis Sala paguhej 21 mijë euro në muaj në Universitetin “Cattolica del Sacro Cuore” në Itali, 27 mijë euro në muaj në kompaninë studimore mjekësore “Lucida Medical” në Mbretërinë e Bashkuar dhe 15 mijë euro në muaj si rektore e universitetit privat “Western Balkans University”.

Gjatë gjashtë muajve në detyrë, i vetmi “reformim” që ka ndërmarrë Evis Sala në shëndetësi ka qenë rritja e çmimeve të barnave të rimbursuara, heqja nga lista e rimbursimit e disa ilaçeve të shtrenjta për sëmundjet kronike të rënda dhe futja në këtë listë e disa kompanive farmaceutike të miqve të saj.

Ministrja Evis Sala është përfshirë hapur në pazare korruptive me tenderët e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, pikërisht me ato kompani që favorizonin edhe pararendësit e saj Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu, madje duke rritur vlerat e fondeve limit të tenderëve.

Kjo përfshirje në tenderët e shëndetësisë krijon dyshime të arsyeshme mbi motivin e vërtetë se përse Edi Rama e solli Evis Salën në Shqipëri dhe e emëroi ministre.

Nuk është e vështirë të kuptohet pse Evis Sala la punët me tri paga mujore që arrinin 63 mijë euro në Itali dhe Angli, për të marrë 2250 euro si ministre dhe për t’u përballur me gjendjen kaotike të shëndetësisë shqiptare, kur jeta profesionale e saj jashtë vendit ishte e qetë dhe e sigurt.

Por miku i saj, Edi Rama, i ofroi edhe Evis Salës të njëjtën mundësi që u ka ofruar të tjerëve të sjellë nga jashtë Shqipërisë: mbushjen e “thasëve” përmes tenderëve publikë. Ashtu siç solli më herët Ëngjël Agaçin, Endri Fugën, Mirela Kumbaron, Blendi Gonxhen, Olta Xhaçkën, Pirro Vengun, Anila Denajn, Vlora Hysenin, Gent Cakajn, Besa Shahinin e shumë të tjerë, të cilët kanë kryer batërdi me fondet dhe pasuritë publike./Pamfleti

evis sala rama shkencëtarja globale

10 Komente

  1. R
    Roku

    Nuk ka qene ndonjehere shkencetare..mos ja fusni kot!

    1. T
      Tollua

      kete e ka sjelle allajbeu, rama e njef por interesat jane te allajbeut.

      1. S
        Saliu

        Injorante po vrasëse po keto tituj ka kure i jep prioritet shkatrimite

        1. l
          latifi

          Kjo eshte metoda se si i genjen shqiptaret Rama, meqe punon jashte eshte "intelektuale kalibri" Rama vet pervec se te vjedhe nuk din te bej asgje tjeter, me fal ben piktura.

          1. F
            Feti Dema

            Aq sa është Edi Rama udhëheqës global , aq është edhe Evis Sala "shkencëtare globale". Evis Sala u emërua që, edhe të mbulojë me zjarr e tym bëmat e paraardhësve, por edhe të krrej çdo muaj, pak më shumë se ato që fitonte si "shkencëre globale". Besoj se të dy objektivat e vendosura i ka përmbushur me sukses.

            1. O
              Olsi

              Kjo ka ardhur thjesht per te kapur ndonje lek me tenderat ose aksionere me ndonje PPP siç ndodh remdomte ne Shqiperi . Rritja e çmimit te rimbursimit me ilaçet mendoj se e ka futur ne loje kete ministre nuk besoj se ka qene rastesi Nese do ishte shkencetare nuk besoj se do ktheshe ne Shqiperi

              1. d
                dashnorja e sules

                Kjo, eshte asgje me shume, sbperdorim i pushtetit dhe rendja hapur pas interesave personale te pushtetateve kryesore. Pse ndoth kjo? Se opozita eshte tradhetare e interesave te elektoratit, bashkepunon nen rrogoz me Ramen. Se rinia ka rene ne depresion nga keto politika dhe po largohet nga vendi, ashtu sikurse e deshiron kjo qeveri dhe ky kuazi kryeminister. Sepse pasurite dhe pjese te tokes shqiptare po falen dhe shiten tek te huajt, thjesht dhe vetem per interesa personale te individeve me pushtet. Se politika , e zhytur ne krime po tenton te rivere nen kontroll te plote drejtesine dhe ta shvleresoje ate si pushtet i pavarur. Se te huajt, vijne ketu vetem per perfitime dhe kurveri, gjera qe jua mundeson pushteti.

                1. L
                  Lea

                  Eshte e lidhur familjarisht me Sorosin, qe kur ishte ne Universitet. E ëma e saj, Valdete Sala punonte per Sorosin, Edhe mbasi mbaroi mjekesine ne vitin 1991 Sorosi e çoi jashte. Edhe punet qe bente jashte nga Sorosi i ka. Qe ne fillimet e para jashte shtetit u tregonte shoqeve qe i kishte lene « pa fjale » profesoret evropiane nga inteligjenca e saj, biles punonte Edhe naten me profesoret ne Evrope. Ka qene shoqe e ngushte me Alma Canin (ish drejtoreshen afatshkurter te QSUT).

                  1. E
                    Er Velia

                    Klysha t sistemit

                    1. G
                      Gabe

                      Credo che sia ancora la direttrice del reparto di radiologia dell'ospedale Gemelli di Roma e che riceva ancora uno stipendio. Ma è assente. Tutto questo dovrebbe essere oggetto di indagine.

                      Lini një Përgjigje