Anti-Mafia 2 Mars 2023, 11:44

Ridënohet Fatos Tushe për 24 milionë lekë; lihen të lirë Beqja, Balluku, Manastirliu&Co me 10 miliardë Euro afera

Shkruar nga Pamfleti

Ridënohet Fatos Tushe për 24 milionë lekë; lihen të

Rekord korrupsioni e të prekshëm janë Blendi Gonxhe i Transportit, Ceno Klosi i tatimeve, Ergys Verdho i KESH, Dritan Agolli i FSHZH, Evis Berberi i Rrugëve, Skerdi Drenova i OST, Adrian Çela i OSHEE, Genti Gazheli i Doganave, Piro Vëngu i Portit Detar-Durrës, Edlira Bode e Spitalit të Traumës, Albana Fico e QSUT, Artan Lame i Kadastrës etj...

Pas 1 muaji që doli nga burgu, ku përfundoi dënimin për një tender kanali 24 milionë lekë, ish-krye-bashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është dënuar përsëri nga Apeli, për të njëjtën vepër penale.

Kodi Penal, thotë se askush nuk mund të dënohet 2 herë për të njëjtën vepër penale, ndërsa krye bashkiaku Tushe, pas lirimit u dënua edhe me 1 vit burg po për Shpërdorim Detyre.

Nuk e dimë, nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, do ta hetojnë këtë skandal që vjen “erë hakmarrje" e kryeministrit Edi Rama, dhe skemë për ta izoluar Fatos Tushen në qeli, nga frika e angazhimit kundër PS gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

Por është çmenduri e klientelizëm i hapur i drejtësisë së re, që ish- kryebashkiakun pa lidhje me krerët e pushtetit, e dënuan dy herë për favorizim tenderi kanali me vlerë 24 milionë lekë.

Por po lihen të lirë e madje pa u gjykuar, Agaçi i kryeministrisë, 12 ministra e ish-ministra, 12 Sekretarë të Përgjithshëm, 30 drejtorë qendrorë dhe 35 kryebashkiakë përbindësha korrupsioni e vjedhjesh në vlerë totale mbi 10 miliardë Euro në 10 vite.

P.sh., dënohet  Tushe për 24 milionë lekë, po nuk hetohet e nuk dënohet Belinda Balluku për 190 milionë Euro korrupsion kur ishte drejtoreshë në “Albcontrol”; dhe për afro 3 miliardë Euro korrupsion gjatë 4 viteve Ministre e Energji-Infrastrukturës.

Ish-ministri Ilir Beqja u hetua nga SPAK dhe iu gropos dosja e po lihet i lirë e me detyrë Drejtor Donacionesh në Kryeministri, megjithëse i është provuar  korrupsioni 830 milionë Euro me tenderët për ilaçet, pajisjet, rikostruksionet e godinave dhe PPP-të fiktive në shëndetësi.

Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, KLSH i zbuloi se gjatë muajve janar-shtator 2022, i zhduki shtetit 430 milionë Euro nëpërmjet lejimit të evazionit fiskal; ndërsa gjatë 5 viteve Drejtor Ekonomik në OSHEE, zhduki 220 milionë Euro nga tenderët dhe faturat e energjisë, por nuk prangoset sepse është kushëri i Belinda Ballukut.

Korrupsion me mbi 2 miliardë Euro, ka bërë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministreshat Mirela Kumbaro e Elva Margariti me tenderët, ankandet, koncesionet në zonat e mbrojtura, në turizëm, parqe kombëtare, laguna, nëpër kala, pyje, plazhe.

Nuk po preket nga drejtësia as Ergys Verdho, që gjatë 2 viteve Drejtor i Rrugëve dhe 2 viteve Drejtor i KESH, ka bërë 1.3 miliardë Euro korrupsion me tenderët, koncesionet, pajisjet e HEC-ve, mirëmbajtjen e digave dhe shit-blerjen e energjisë elektrike.

Rekord korrupsioni e të prekshëm, janë Blendi Gonxhe i Transportit, Ceno Klosi i tatimeve, Ergys Verdho i KESH, Dritan Agolli i FSHZH, Evis Berberi i Rrugëve, Skerdi Drenova i OST, Adrian Çela i OSHEE, Genti Gazheli i Doganave, Piro Vëngu i Portit Detar-Durrës, Edlira Bode e Spitalit të Traumës, Albana Fico e QSUT, Artan Lame i Kadastrës etj...

Sipas raporteve të KLSH, të gjithë së bashku: ministra, drejtorë qendrorë e krye bashkiakë të llojit Emiriana Sako e Durrësit dhe Armando Subashi i Fierit, gjatë 10 viteve pushtet të Edi Ramës kanë zhdukur mbiu 10 miliardë Euro nga buxheti i shtetit me letra fiktive.

Por asnjë nga banda e vjedhjes 10 miliardë Euro nuk po preket, sepse SPAK e gjykata speciale janë kapur nga kupola e mafies politike, ndaj arrestojnë e dënojnë nga dy herë, vetëm zyrtarë lokal të pafuqishëm si Fatos Tushe i Lushnjës për kanalin 24 milionë lekë./Pamfleti

fatos tushe ridenimi ilir beqja manastirliu balluku korrupsioni