Vdekja e Jeffrey Epstein dhe rrethanat përreth saj, si edhe skandali global që pasoi me përfshirjen e figurave të profilit të lartë, vazhdojnë të ushqejnë teori të shumta konspirative. Publikimi i fundit i disa dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ringjallur pretendimin më të përhapur: se Epstein është ende gjallë.
Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë shkuar deri aty sa të pretendojnë se e kanë parë vetë Epsteinin. Ndër teoritë që qarkulluan së fundmi ishte edhe ajo e një llogarie në lojën Fortnite, e cila u interpretua gabimisht si e lidhur me Epsteinin dhe e përdorur kohët e fundit. Pretendimi është hedhur poshtë.
Një tjetër rast që u përhap gjerësisht ishte një imazh i një burri me flokë të gjatë gri, që supozohej se ecte në një rrugë në Izrael. Më vonë u vërtetua se fotografia ishte krijuar nga inteligjenca artificiale.
The evidence in the files makes it clear he is alive.
— Pure Guava (@pureguava10300) February 3, 2026
On the night of the supposed death, an anonymous account turned out to be a guard reported unusual activity at the jail, stating a swap with a double was taking place an hour before it was announced to the public Epstein had… pic.twitter.com/2IMRLpjl9j
Në platformën X po qarkullojnë edhe teori më ekstreme, sipas të cilave Epstein është “shkëmbyer” nga burgu dhe zëvendësuar me një trup të pajetë, ndërsa aktualisht ndodhet në Guantanamo Bay për t’u marrë në pyetje lidhur me informacione që mund të kishte për shtete të huaja.
Reagime të shumta u shkaktuan edhe nga një imazh i natës së vdekjes së tij në burg, ku shihet një “dritë portokalli” e paqartë që duket se lëviz drejt qelisë, e interpretuar nga disa si provë e dyshimtë.
Përhapja e këtyre teorive u reflektua edhe në një sondazh të zhvilluar në X nga kongresmeni republikan Thomas Massie, pas publikimit të dokumenteve të fundit nga Departamenti i Drejtësisë. Në sondazh morën pjesë rreth 147 mijë persona: 46% thanë se besojnë se Epstein është ende gjallë, 33% se ai u vra, ndërsa vetëm 3% deklaruan se besojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes.
Rasti Epstein mbetet një nga shembujt më të qartë të mënyrës se si mungesa e besimit publik dhe dezinformimi në rrjetet sociale ushqejnë teori konspirative me përhapje të gjerë.
Lini një Përgjigje