Sondazhet e reja të publikuara së fundmi për zgjedhjet presidenciale në Turqi dëshmojë se epoka e Erdoganit po shkon drejt fundit. Deri më tani sondazhet tregojnë se kandidati për zgjedhjet presidenciale në Turqi, Kemal Kilicdaroglu është në avantazh me 10 pikë përqindje ndaj presidentit aktual, Rexhep Tajip Erdogan, përpara zgjedhjeve të 14 majit që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në vend, shkruan ‘Reuters’.
Kilicdaroglu kryeson kundër Erdoganit me 55.6% mbështetje ndërsa presidenti, 44.4%. Blloku opozitar, i quajtur Aleanca e Kombit, kryeson garën parlamentare, të paktën gjashtë pikë përpara Partisë AK (AKP) të Erdoganit dhe aleatëve të saj.
Deri tani në garë janë dy kandidatë Rexhep Tayip Erdogan i cili kërkon një mandat tjetër në krye të shtetit turk si dhe Kemal Killiçdaroglu nga opozita. Ky i fundit, kryetar i partisë Republikane doli kandidat i përbashkët i koalicionit të 6 partive opozitare. Në vend diskutohet çështja nëse Erdogan mund të rikandidojë në këto zgjedhje, kjo pasi kushtetua e lejon një president që të garojë vetëm dy herë. Por, pavarësisht kësaj situate duket se Erdogan nuk tërhiqet dhe do të kërkojë sërish votën nga qytetarët.
Lini një Përgjigje