Bota29 Nëntor 2023, 13:06

Armëpushimi në Gaza, rreth 200 kamionë të tjerë me ndihma hyjnë në pikën kufitare

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi në Gaza, rreth 200 kamionë të tjerë me

200 kamionë me ndihma kanë hyrë në Rripin e Gazës ditën e sotme nga pika kufitare Rafah, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për një “pauzë humanitare” në konflikt.

Drejtori për media i pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, Vail Abu Muhsin në deklaratën për Anadolu tha se 200 kamionë me ndihma mbërritën dje në Rripin e Gazës. Ai njoftoi se ndihma përbëhej nga 4 kamionë të ngarkuar me gaz dhe 3 kamionë të ngarkuar me 150 mijë litra naftë, si dhe ujë, ushqime dhe ilaçe.

Abu Muhsin tha se fluksi i ndihmave humanitare pritet të vazhdojë edhe sot.

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit lidhur me “pauzën humanitare” 4-ditore filloi në orën 07:00 sipas kohës lokale të premten, më 24 nëntor.

Hamasi njoftoi se “pauza humanitare” përfshinte hyrjen e 200 kamionëve me ndihma dhe 4 cisternë me karburant çdo ditë që do të dërgoheshin në Rripin e Gazës si dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Katari njoftoi më 27 nëntor se “pauza humanitare” ishte zgjatur për 2 ditë të tjera si rezultat i përpjekjeve ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit.

armepushim gaza