TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2023, 21:51

Dialogu me Kosovën dhe sanksionet ruse, Vuçiç manovra për të çuar Serbinë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu me Kosovën dhe sanksionet ruse, Vuçiç manovra

Sipas medias ruse, nuk përjashtohet aspak mundësia që kreu i Serbisë, të përgatisë një manovër të detyruar nga Perëndimi, pas rezistencës ndaj kërkesave për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe vendosjen e marrëdhënieve me autoritetet e Kosovës...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur kongresin e partisë më 26 maj, në Beograd, për t’i njoftuar lidhur me vendimin për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme këtë vjeshtë, me shumë gjasa në shtator. Po ashtu mediat serbe raportojnë se Vuçiç do të mbajë një miting për të treguar forcën.

Opozita në Serbi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bratislav Gashic, pas dy tragjedive që ndodhën në Serbi në fillim të majit, por Vuçiç është përgjigjur shkurt duke thënë se puna e tij funksionon shkëlqyeshëm, por që opozitës do t’ia plotësojë dëshirat duke shpallur zgjedhje të parakohshme dhe duke ju dhënë atyre mundësin për të zëvendësuar të gjithë Qeverinë.

Nuk është problem nëse jeni pro zgjedhjeve, më 26 maj do të informoj popullin, do të shkojmë në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne më së voni në shtator do të shkojmë në zgjedhje”, tha Vuçiç duke iu drejtuar liderëve të opozitës.

Ai po ashtu tha se pas disa ditësh nuk do të jetë më kryetar i partisë dhe se në tubimin e 26 majit do të flasë se si e sheh Serbinë në 10 vitet e ardhshme, siç thotë ai me të në krye të shtetit.

Por sipas një lajmi të publikuar nga media ruse “RIA Novosti” kjo lëvizje e presidentit serb mund të jetë një vepër e Perëndimit. Kjo për shkak se është bërë një vit e gjysmë që Beogradi ka duruar shantazhet nga perëndimi për temën e marrëdhënieve me Rusinë. Po ashtu presion ndaj tij ka pasur dhe për dialogun me Kosovën.

Më tej thuhej në artikull se Vuçiç e mori këtë vendim për shkak të dy vrasjeve masive të fundit në Serbi dhe që u shfrytëzua në mënyrë abuzuese nga opozita serbe.  Por pavarësisht vendimit të Vuçiç për të thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, RIA Novosti shprehet optimiste se forcat besnike ndaj tij me siguri do të fitojnë përsëri.

Sipas medias ruse, nuk përjashtohet aspak mundësia që kreu i Serbisë, të përgatisë një manovër të detyruar nga Perëndimi, pas rezistencës ndaj kërkesave për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe vendosjen e marrëdhënieve me autoritetet e Kosovës, pasi Vuçiç ka paralajmëruar vazhdimisht se aftësia e tij për të rezistuar nuk është e pakufizuar.

Më tej në artikull përmendej se për shkak të sanksioneve Vuçiçit i është ndërprerë rruga e tij e arratisjes dhe për këtë arsye, nuk mund të jetë më ai që do të marrë 'vendime jopopullore'.

RIA Novostit shkon deri aty sa kërkon që Vuçiç të tërhiqet nga posti i tij, kjo për shkak se Beogradi ende pret një kthesë të mprehtë drejt Perëndimit, në një kohë që presidenti i Serbisë është drejt një konflikti tjetër me Perëndimin dhe po bojkoton samitin e Këshillit të Evropës.

Pavarësisht së gjithash thuhej në artikullin e medias ruse; “diçka po përgatitet, por manovra e Vuçiçit do të jetë më e qartë në fund të majit, kur presidenti do t'i drejtohet popullit dhe do të mbajë kongresin e partisë në pushtet”.

Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, RIA Novosti shprehet se kjo nuk varet nga Vuçiçi dhe as nga Perëndimi, por nga sa efektivisht Forcat e Armatosura të Rusisë do t'i kundërshtojnë zuzarët e përbashkët të NATO në Ukrainë.

Pavarësisht se sa e fortë është Serbia dhe sado i shkathët është Vuçiç, vendet e vogla mund të rezistojnë efektivisht për sa kohë që të mëdhenjtë rezistojnë efektivisht”, përfundon artikulli i RIA Novosti./Pamfleti

vuçiç manovra serbia zgjedhje

Lini një Përgjigje