TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 11:45

"Dorëzoi territoret Putinit"/ Përplasja me SHBA, Europa akuzon Trump: Mos i bëj presion Zelenskyt!

Shkruar nga Pamfleti
"Dorëzoi territoret Putinit"/ Përplasja me SHBA, Europa
Trump dhe Zelensky

“Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion Zelenskyt kur bëhet fjalë për lëshime territoriale”.

Kështu ka deklaruar kryeministri polak Donald Tusk në rrjetin social "X".

Duke marrë shkasë nga takimi i presidentit të SHBA, Donald Trump me homologun ukrainas Volodomyr Zelensky, Tusk theksoi se presioni duhet t’i bëhet Rusisë.

Më herët Trump sugjeroi se Zenesky duhet të pranojë kushtet e Rusisë për të dorëzuar territoret e pushtuara, në të kundërt, Ukraina rrezikon të shkatërrohet prej rusëve.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj. Paqësimi nuk ka qenë kurrë rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Tusk.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndezur debat ndërkombëtar me deklaratat e tij më të fundit mbi luftën në Ukrainë, duke sugjeruar se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund konfliktit do të ishte ndarja e rajonit Donbas, në mënyrë që pjesa më e madhe e tij të mbetej nën kontrollin rus.

 “Le të pritet ashtu siç është. Të ndalen në vijën e betejës, të shkojnë në shtëpi dhe të ndalojnë së vrari njerëz”, u shpreh Trump para gazetarëve.

Deklaratat e tij vijnë pas një takimi të tensionuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësi ukrainas kishte shpresuar të siguronte raketat Tomahawk, armë me rreze të gjatë veprimi që do t’i jepnin Ukrainës avantazh strategjik kundër forcave ruse. Megjithatë, Zelensky u largua pa asnjë marrëveshje.

"The Guardian" raporton se gjatë takimit, Trump e kishte shtyrë Zelenskyn të hiqte dorë nga territore të mëdha në lindje të vendit, përfshirë Donetskun dhe Luhanskun, në këmbim të një tërheqjeje të pjesshme ruse nga rajonet e Zaporizhzhisë dhe Khersonit.

Sipas të njëjtave burime, Trump u ndikua nga një telefonatë e gjatë me Vladimir Putinin disa ditë më parë, gjatë së cilës, siç shkruan Uashington, ku u diskutua për një shkëmbim territorial që mund të sillte paqe të shpejtë në Ukrainë.

Trump vetë konfirmoi se kishte biseduar me Putinin dhe njoftoi se dy liderët pritet të takohen së shpejti në Budapest.

Nga ana tjetër, Zelensky reagoi ashpër, duke theksuar se Ukraina nuk do të pranojë kurrë që t’i dorëzojë territore Rusisë.

“Ukraina nuk do t’u japë terroristëve asnjë shpërblim për krimet e tyre. Mbështetemi te partnerët tanë për të ruajtur këtë qëndrim”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Takimi në Uashington vjen në një moment kur shpresat për një fund të afërt të luftës janë të zbehta, ndërsa qëndrimet midis Trump, Putinit dhe Zelenskyt po tregojnë qartë një ndarje të thellë mbi mënyrën se si mund të arrihet paqja.

europa akuzon trump

Lini një Përgjigje