
Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë ka reaguar lidhur me rrëzimin e dronit amerikan që u përplas me avion luftarak rus, incident për të cilin tha se është një "sinjal" i "gatishmërisë" së Vladimir Putin për të zgjeruar zonën e konfliktit.
Në një postim në Twitter sot, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se ky ishte një provokim nga Rusia.
"Incidenti me UAV-në amerikane MQ-9 Reaper, i provokuar nga Rusia në Detin e Zi, është sinjali i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit me përfshirjen e palëve të tjera. Taktika all-in është rritja e vazhdueshme e normave në kushtet e një humbjeje strategjike dhe duke shpresuar se rrethanat do të ndryshojnë", tha ai.
The incident with the American MQ-9 Reaper UAV, provoked by russia in the Black Sea, is putin’s signal of readiness to expand the conflict zone with the involvement of other parties.
— Oleksiy Danilov (@OleksiyDanilov) March 15, 2023
Avioni u përplas dje me dronin amerikan MQ-9 Reaper në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e këtij të fundit. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje, por thotë se aktiviteti i SHBA-aë pranë kufijve të Rusisë është "shkak shqetësimi".
Deri më tani droni nuk është gjetur, por Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev i tha kanalit televiziv Rossiya-1 më herët sot se rusët do të punojnë për ta tërhequr atë.