Bota17 Qershor 2023, 08:15

Joe Biden habit audiencën, mbyll fjalimin për kontrollin e armëve me frazën "Zot ruaj Mbretëreshën" (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Joe Biden habit audiencën, mbyll fjalimin për kontrollin e armëve

Presidenti Joe Biden është sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa në të gjitha mediat botërore dhe në rrjetet sociale po qarkullon një video e tij, ku në mbyllje të një fjalimi tha ‘Zoti e ruajt mbretëreshën’.

Presidenti Joe Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën: “Në rregull? Zoti e ruaj Mbretëreshën”. (God Save dhe Queen).

Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti "po i komentonte dikujt në turmë".

Monarku aktual i Mbretërisë së Bashkuar është Mbreti Charles III, pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq në shtator. "God Save the Queen" është gjithashtu një këngë nga Sex Pistols.

joe biden arme audience