Bota 1 Prill 2023, 16:13

“Ka justifikuar agresionin e Moskës”, Ukraina kërkon arrestimin e liderit të Kishës Ortodokse për qëndrime pro-ruse

Shkruar nga Pamfleti

“Ka justifikuar agresionin e Moskës”, Ukraina kërkon

Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës njoftoi një prift të lartë ortodoks të shtunën se ai dyshohet se ka justifikuar agresionin rus, duke kërkuar kështu arrest shtëpiak për të në një periudhe plot tensione mes qeverisë ukrainasë dhe Kishës ukrainase Ortodokse.

Metropoliti Pavel e hodhi poshtë me forcë pretendimin dhe i përshkroi akuzat kundër tij si të nxitura politikisht, duke kërcënuar Volodymyr Zelensky me dënim. Ai është abati i manastirit Kiev-Pechersk Lavra ku ndodhet Kisha Ortodokse e Ukrainës (UOC), e cila është akuzuar për lidhje me Rusinë nga agjencitë e sigurisë ukrainase.

Manastiri është në pronësi të qeverisë ukrainase, e cila i njoftoi murgjit se qiraja e tyre do të ndërpritet të mërkurën, por Pavel i ka rezistuar urdhrit për ta liruar ambientin. Autoritetet pretendojnë se murgjit bënë ndryshime të pamiratuara në vendin historik dhe shkelje të tjera teknike, pretendime që murgjit i refuzojnë.

Qeveria e Kievit kohët e fundit ka goditur Kishat për lidhjet e saj historike me Kishën Ortodokse Ruse, udhëheqësi i së cilës, Patriarku Kirill, mbështetës i pushtimit rus.

Autoritetet bastisën vendet e shenjta të kishës dhe postuan foto me rubla, pasaporta ruse dhe fletëpalosje me mesazhe nga Patriarku Kirill, duke pretenduar se ato janë provë që disa zyrtarë të kishës kanë qenë besnikë ndaj Rusisë. UOC ka këmbëngulur se është besnike ndaj Ukrainës dhe ka denoncuar pushtimin rus që në fillim.

 

 

ukrainë arrestimi kreut të kishës