TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Korrik 2025, 12:34

‘Ndërpritini që tani’, Trump e Musk kërcënojnë dhe paralajmërojnë njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

‘Ndërpritini që tani’, Trump e Musk

Në një tjetër raund përleshjesh është regjistruar mes Donald Trump dhe Elon Musk, ndërsa presidenti amerikan sugjeroi që subvencionet dhe kontratat qeveritare të manjatit të Teslës mund të vihen në rrezik.

“Elon mund të ketë marrë më shumë subvencione se çdo qenie njerëzore në histori, deri më tani, dhe pa subvencione, Eloni ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut”, shkroi Trump në faqen e tij të internetit Truth Social.

Trump vazhdoi duke sugjeruar që iniciativa DOGE, ose Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, në krijimin e së cilës Musk luajti një rol të rëndësishëm, mund të shndërrohej kundër njeriut më të pasur në botë.

“Mjaft me lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të shpëtonte një pasuri. Ndoshta duhet t’i kërkojmë Departamentit të Shëndetësisë ta shqyrtojë mirë dhe me kujdes këtë?”, shkroi presidenti.

Sipas një vlerësimi nga Ëashington Post, Musk dhe bizneset e tij kanë marrë të paktën 38 miliardë dollarë në kontrata qeveritare, kredi, subvencione dhe kredi tatimore gjatë viteve.

Trump dhe Musk e nisën vitin me vlerësime të ndërsjella dhe muaj të tërë u shfaqën si dy miq të ngushtë, përpara se marrëdhënia të përkeqësohej muajin e kaluar për shkak të dallimeve lidhur me borxhin qeveritar.

Tashmë raportet mes të dyve janë thyer dhe herë pas here përplasen në rrjetet sociale me akuza e paralajmërime të ndërsjellëta.

Në përgjigje, Musk shkroi në platformën e tij të mediave sociale, X: “Fjalë për fjalë po them ndërpritini të gjitha. Tani.”

Debati i fundit në mediat sociale vjen pas kritikave të përtërira të Musk ndaj "projektligjit të madh dhe të bukur" të Trump, i cili aktualisht po përpiqet të fitojë mbështetje të mjaftueshme republikane për të kaluar në Senat.

Musk thotë se projektligji do ta rrisë borxhin kombëtar të SHBA-së. Të hënën, ai kërcënoi se do t’i rrëzojë nga mandati ligjvënësit që bënë fushatë për uljen e deficitit, por që do të votojnë pro tij. Ai gjithashtu ka hedhur idenë e krijimit të një partie të re nëse projektligji miratohet.

Zyra e Buxhetit të Kongresit, jopartiake, vlerëson se projektligji do të rrisë deficitet federale me rreth 2.4 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Lini një Përgjigje