29-vjeçari u shpall fajtor për dy nga katër akuzat për përdhunim që rëndonin ndaj tij nga Gjykata e Oslos
Marius Borg Hoiby, djali i princeshës së Norvegjisë Mette-Marit, është dënuar me 4 vjet burg pasi Gjykata e Oslos e shpalli fajtor për përdhunim. Sipas vendimit të gjykatës, 29-vjeçari përballej me gjithsej 40 akuza gjatë procesit gjyqësor, përfshirë katër akuza për përdhunim. Gjykata e shpalli fajtor për dy prej tyre.
Hoiby kishte pranuar fajësinë për disa nga akuzat më të lehta, por kishte mohuar akuzat më të rënda. Ai vazhdon t’i kundërshtojë akuzat dhe ka të drejtë të apelojë vendimin e shpallur sot. 29-vjeçari nuk ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, por mori pjesë në seancë përmes videokonferencës.
Marius Borg Hoiby është fëmija më i madh i princeshës norvegjeze Mette-Marit. Ai u bë njerku i trashëgimtarit të fronit, princit Haakon, kur nëna e tij u martua me të në vitin 2001.
Megjithëse ka marrë pjesë në disa aktivitete publike së bashku me Familjen Mbretërore Norvegjeze, Hoiby nuk mban tituj mbretërorë, nuk ka të drejta trashëgimie ndaj fronit dhe nuk ushtron detyra zyrtare publike.
Lini një Përgjigje