
Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar pas takimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Starmer i ka thurur lavde presidentit të SHBA-ve, teksa tha se Trump e ka sjellë më afër se kurrë më parë fundin e luftës në Ukrainë.
"Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë afruar më shumë se kurrë në arritjen e fundit të luftës të Rusisë në Ukrainë. Udheheqja e tij për t’i dhënë fund vrasjeve duhet të vlerësohet”, tha Kryeministri Starmer.
Ai theksoi se hapi tjetër duhet të jetë zhvillimi i bisedimeve të mëtejshme, ku do të përfshihet edhe Zelensky, pasi "rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të".
Lini një Përgjigje