TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2025, 14:10

Takimi Trump-Zelensky në Vatikan, provokon Putin: Regjimit nazist në Kiev po i afrohet fundi!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi Trump-Zelensky në Vatikan, provokon Putin: Regjimit nazist në
Vladimir Putin

Teksa gjithë bota ishte me sytë nga takimi Donald Trump-Volodymyr Zelensky në Vatikan, para nisjes së ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Vladimir Putin.

Putin i ka dërguar një mesazh të koduar dy liderëve që diskutuan për marrëveshjen e paqes, Rusi-Ukrianë në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ai sipas mediave ruse, ka deklaruar se regjimit nazist në Kievit po i afrohet fundi, duke nënkuptuar se nuk do të pranojë marrëveshje sipas kushteve të SHBA apo Ukrianës.

"Disfata e plotë e armikut në rajonin kufitar të Kurskut krijon kushte për veprime të mëtejshme të suksesshme të trupave tona në zona të tjera të rëndësishme të frontit dhe e afron humbjen e regjimit neonazist", tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov , sipas agjencisë Tass.

Të premten, para se të nisej për në Vatikan, Trump, tha se arritja e një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë ishte shumë pranë. “Gjërat po shkojnë mirë dhe mendoj se në fund do të arrijmë shumë marrëveshje të mira, përfshi edhe marrëveshje për tarifat dhe tregtinë”, tha Trump.

“Do ta pasurojmë vendin tonë, por do të përpiqemi që ta nxjerrim nga lufta dhe të mund të shpëtojmë 5000 njerëz në javë, ky është synimi im. Dua të them, 5000 djem të rinj. Shumica e tyre janë ukrainas, rusë. Janë 5000 djem të rinj ukrainas dhe rusë dhe ky do të ishte një nder i madh nëse ia dal. Mendoj se jemi shumë pranë”, shtoi Trump. 

Pas takimit me Trump reagoi edhe vetë Zelensky.

Ai u shpreh se ishte takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik.

 

vladimir putin trump-zelensky

Lini një Përgjigje