Bota27 Shkurt 2023, 08:09

Tragjedia në Itali, emigrantët: Trafikantët u frikësuan, hodhën rreth 20 persona në det për të lehtësuar anijen!

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Itali, emigrantët: Trafikantët u frikësuan,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia në Itali, ku humbën jetën të paktën 60 persona që ishin në një varkë. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, trafikantët hodhën rreth 20 persona në det kur panë drita dhe u trembën se iu duk që po i priste policia.

“Ishte errësirë. Papritur kontrabandistët, gjithsej katër, ndërsa ishim 500 metra larg bregut, panë drita, rreze që ndriçonin errësirën lart. Ata u trembën, menduan se po i priste policia. Kështu ata ndryshuan rrugë për të zbritur diku tjetër. Por ne duhej të lëviznim shpejt, të rrisnim shpejtësinë. E vetmja mënyrë ishte të lehtësonim peshën në bord. Kështu ata hodhën njerëzit në det në dallgë. Hodhën të paktën 20 persona”, thanë dëshmitarët.

Mes të mbijetuarve, sipas burimeve hetimore, është arrestuar edhe një person që dyshohet të jetë një prej trafikantëve. Hetuesit po për momentin nuk është marrë asnjë masë ndaj tij.

Mes viktimave kishte fëmijë, gra dhe një foshnje. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë rreth 80 persona ndërsa kërkimet për të mbijetuar të tjerë ende vijojnë. Për shkak të numrit të lartë të emigrantëve, anija e tejmbushur nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë detit të trazuar.

Anija, që sillte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, për shkak të motit të keq është përplasur me shkëmbinj duke u ndarë në dysh.

Për tragjedinë ka reaguar kryeministrja e vendit Giorgia Meloni. Ajo theksoi se qeveria e saj është e angazhuar për të parandaluar ngjarje të tilla dhe do të vazhdojë bashkëpunim maksimal me shtetet e origjinës.

tragjedia në itali