TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2025, 11:33

Trump nuk fitoi çmimin, kreu i Komitetit të Nobelit thyen heshtjen: Nuk ndikohemi nga presionet politike

Shkruar nga Pamfleti
Trump nuk fitoi çmimin, kreu i Komitetit të Nobelit thyen heshtjen:
Nobelin për paqe e merr liderja e opozitës Venezueliane, Trump mbetet pa gjë

Kreu i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump nuk fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Në një deklaratë për mediat, Frydnes tha se komiteti merr mijëra letra çdo vit, por vendimet merren në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme:

“Vendimi ynë merret në një dhomë të mbushur me kurajë dhe integritet,” u shpreh ai, duke nënkuptuar se presionet politike apo lobimet e jashtme nuk ndikojnë në procesin e përzgjedhjes së fituesve të çmimit prestigjioz.

Deklarata vjen në një moment kur fushata e gjatë dhe e hapur e Donald Trump për të marrë çmimin ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, sidomos pas përfshirjes së tij në propozime për paqe në Lindjen e Mesme.

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ndërkohë njoftoi të premten fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, një çmim shumë i lakmuar, por i njohur për paparashikueshmërinë e tij. Këtë herë, çmimi i është dhënë Maria Corina Machado për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci.

Anëtarët e jurisë së këtij viti përfshijnë avokatin e të drejtave të njeriut Jorgen Watne Frydnes si kryetar, Asle Toje si nënkryetar, ish-kryeministren Anne Enger, politikanen konservatore Kristin Clemet dhe humanitarin Gry Larsen.

Më parë, ka pasur spekulime të vazhdueshme përpara njoftimit rreth mundësisë që çmimi t’i shkojë Presidentit të SHBA-së Donald Trump, por vëzhguesit e hershëm të Nobelit thonë se shanset e tij mbeten të pakta pavarësisht ndërhyrjeve të dukshme në politikën e jashtme për të cilat ai ka marrë merita personale

 

trump nuk fitoi çmimin nobel

Lini një Përgjigje