
Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe tani pritet nisja e procesit të numërimit dhe publikimi i rezultateve të para.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në raundin e dytë ka qenë 45.71 për qind në rang vendi, ose thënë ndryshe votuan 325.691 qytetarë, nga gjithsej 1.013.357 votues të regjistruar.
Në Shkup të dhënat e fundit të përditsuara tregojnë një pjesmarrje të ulët prej, 33.82 për qind. Pjesëmarrja më e lartë e votuesve u regjistrua në Konçe (64.44 për qind), ndërsa më e ulëta në Saraj (8.77për qind).
Qytetarët e Madeqonisë patën mundësi të votonin sot për kryetar bashkie në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Një votim për anëtarët e këshillave komunale u mbajt gjithashtu në tre qendra votimi në Komunën e Shuto Orizarës.
Tani pritet dalja e Exit-polleve të para, ku dhe mund të krijojmë dhe një ide mbi rezultatet e mundshme të kësaj faze të dytë votimi.
Lini një Përgjigje