
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten alternime vranësirash mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore të lindjes.
Në këto zona, si edhe në jug të vendit, priten reshje shiu lokale me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore herë pas here do të arrijë deri në 8 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje