TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 08:53

Lufta në Lindjen e Mesme, pamjet kur piloti bie me parashutë në tokë pas rrëzimit të avionit në Kuvajt (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Lindjen e Mesme, pamjet kur piloti bie me parashutë në
Lufta në Lindjen e Mesme

Teksa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e tretë, në qytetin Al Jahra të Kuvajtit janë filmuar disa pamje që tregon një pilot që hidhet me parashutë në tokë pas rrëzimit të avionit.

Kjo vjen pas një videoje të një avioni luftarak që rrëzohet pranë një baze amerikane në zonë, shkruan CNN.

Në video, një kalimtar mund të dëgjohet duke thënë: "Shikoni, është një person!"

Nuk është e qartë pse u rrëzua avioni dhe as cilës forcë ajrore i përket avioni ose piloti.


Më parë një avion luftarak është rrëzuar mbi Kuvajt pranë një baze ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avioni mori flakë në ajër dhe ra drejt tokës me një rrotullim të ngadaltë, përpara se të zhdukej nga horizonti.

Ai është rrëzuar brenda një rrezeje prej rreth 10 kilometrash nga baza ajrore amerikane Ali Al Salem Air Base në Kuvajt.

Lufta në Lindjen e Mesme, pamjet kur piloti bie me parashutë në

 

 

piloti bie me parashutë në tokë

Lini një Përgjigje