TAGS-AT E JAVËS

Forum31 Mars 2026, 16:05

Skllevërit dhe servilët e RTSH-së që duartrokasin fjalimin e udhëheqësit!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Skllevërit dhe servilët e RTSH-së që duartrokasin fjalimin e

Njëlloj si në kohën e diktaturës, kur bëheshin gjyqet e dënoheshin me pushkatim dhe ata thoshin “të rrojë partia”.

Nuk ka më turp për “skllevër” të pështirë të këtij lloji që duartrokasin me servilizëm e plot nënshtrim ndaj “fjalimit” të udhëheqësit, edhe pse ky i thotë drejtoreshës së RTSH-së që hiqi të gjithë nga puna dhe lëri në rrugë, pastaj merr kë të dojë trapi.

Dhe kur ky nënshtrim poshtërues ndodh me punonjësit e RTSH-së, që të paktën teorikisht pretendohet të jenë njerëz me intelekt e kulturë, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me ordinerë e kontingjent pa shkollë që janë emëruar nëpër poste kyçe të administratës vetëm pse janë patronazhistë apo pse i shërbejnë bandave dhe grupeve kriminale.

Neveri dhe përçmim për këtë kategori të pështirë frymorësh që për forcë zakoni quhen njerëz, meqë në kartën e identitetit kanë emra njerëzish.

Njëlloj si në kohën e diktaturës, kur bëheshin gjyqet e dënoheshin me pushkatim dhe ata thoshin “të rrojë partia”.

A bëhemi dot europianë me fundërrina të këtij lloji në administratë?

Imagjinoni që nga kjo tufë legenësh shqiptarët informohen në mënyrë “objektive” në Televizionin Shtetëror, ku mbi 1.5 milion familje shqiptare paguajnë 12 euro në vit taksë, ose 1 mijë lekë çdo muaj, që këta plehra të marrin rrogën.

Pra shqiptarët paguajnë 18 milionë euro në vit taksa për të mbajtur në punë dhe me rrogë këta servilë që duartrokasin Ramën kur ai u thotë që duhet të qëroheni nga puna.

 

2 Komente

  1. p
    pamfleti

    po ti ku futesh o murriz

    1. L
      Ludmilla

      120 euro në vit

      Lini një Përgjigje