Editorial14 Mars 2023, 11:12

Izolohet Edi Rama, SPAK-u po ia merr ministrat pa paralajmërim

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Izolohet Edi Rama, SPAK-u po ia merr ministrat pa paralajmërim

Rruga pa kthim për nga transparenca e pasurisë, i ka mbushur me tërbim lehtësisht të lexueshëm. Pasi bandat po hanë kokat e njëri- tjetrit, edhe qeveritarët, në “mbrëmjen” e vonë të pushtetit, po “thyejnë” kokat e njëri- tjetrit.

Olta Xhaçka është afër arrestimit. Përveç pasurive të çmendura dhe pamundësisë së Edi Ramës për ta imunizuar nga drejtësia, ka mbi supet e brishta edhe atë “mëkatin” e procedurave për t’i thyer qafën “qafires” amerikane Yuri Kim.

Kryeministrit i ka ikur timoni, i është bërë daulle tepsia, i janë dëmtuar sensorët për “gropat” ku nuk duhet futur këmba, i kanë bërë masë elementët e antenave me SPAK-un.

E pra, lajmi është më alegorik se përcillet nga papagallët e studiove.

Edhe fëmijët e fshatit kanë filluar të tallen me Bablokun, sa macen dhe kaposhin e këngës së preferuar, i kanë bërë qeveritarë.

Ja vargjet:

Edi Rama ka që mbrëmë, që me Oltën (Xhaçkën) është zënë, o sa keq, o sa keq; turp për Ramën që s’i flet.

Gjithë mafiozëve “mu në këmbë, u ka hyrë një goxha gjembë”, vazhdojnë këngën fëmijët e fshatit.

Rruga pa kthim për nga transparenca e pasurisë, i ka mbushur me tërbim lehtësisht të lexueshëm. Pasi bandat po hanë kokat e njëri- tjetrit, edhe qeveritarët, në “mbrëmjen” e vonë të pushtetit, po “thyejnë” kokat e njëri- tjetrit.

Olta Xhaçka  është fitil “dinamiti” për Qeverinë.

Është ndezur tinëz fitili, shkëndijat e para kanë tronditur rëndë qeverisjen që ka prodhuar vetëm milionerë e varfanjakë, prandaj Edi Rama ka që mbrëmë që me ministren është zënë.

Olta Xhaçka, një ish varfanjake, e brishtë për punë që sjellin fitime të mëdha, është më e pasur se shumë senatorë e presidentë të SHBA-ve.

Këto xhevahire hajdutësh, Bablokun e kanë tronditur...

Nuk ndihet rehat që kur Ujqit “ngelën pa dhëmbë”, “se ua theu” Kimetja “me këmbë”.

Këmbët e thyera, ditët e thyera, punët mbrapsht, qeverisja mbrapsht, pasi duhen kthyer edhe xhepat mbrapsht, janë defektet e zbuluara mes hendeqeve të mbuluara. Rruga nga qeveria për në SPAK është e hapur. Në radhë janë të tërë, por një gjë që bie në sy dhe e tërbon Mafien, është se ka ndodhur ajo që nuk shihej as në ëndërr: Izolohet Edi Rama, SPAK-u po i merr ministrat pa paralajmërim./Pamfleti

olta xhaçka edi rama spak