TAGS-AT E JAVËS

Editorial30 Gusht 2025, 10:43

Kodet misterioze të takimit të Nensi Vanhorn me Ramën

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Kodet misterioze të takimit të Nensi Vanhorn me Ramën
Edi Rama dhe Nensi VanHorn /

Uashingtoni i ka bërë të ditur Edi Ramës se asgjë nuk ka ndryshuar, ndaj Nensi Vanhorn, ka përsëritur thuajse fjalë për fjalë aktin e Yuri Kim në 2021...

Edi Rama u entuziazmua pa masë kur SHBA pezulloi programet e ndihmës nëpër botë, ku përfshiheshin edhe programet e drejtësisë.

Në një nga live-t e tij në rrjetet sociale në fillim të vitit, kryeministri në ekstazë tha se “amerikanët nuk janë më në SPAK. Sjanë, kanë ikur”.

Kjo deklaratë e Edi Ramës, nuk ishte një lajm, apo koment në studio nga një gazetar a analist, që ka si objektiv të japë një panoramë të ngjarjeve që ndodhin.

Ai deklarim entuziazt i kryeministrit, nga kancelari dhe diplomaci serioze merret si një qëndrim, si një mesazh i tij që u drejtohet njerëzve se drejtësia nuk është më në ombrellën amerikane, pasi ata janë larguar.

Edhe pse në vakum ndryshimi pushteti, si Ambasada e SHBA, ashtu edhe Departamenti i Shtetit, ka njerëz, zyra dhe arkiva që i shënon dhe i rendit qëndrimet zyrtare të udhëheqësve të Shqipërisë në këtë rast. Qëndrime, të cilat më pas ju serviren udhëheqësve të tyre me analizat dhe komentet përkatëse, duke përfshirë opinione dhe informacione të thelluara.

Qëndrimi i Ramës, nuk ka dyshim që është vlerësuar si vullnet politik për të mos i patur amerikanët nëpër këmbë. Pas kësaj deklarate pamë një ngrirje reale në marrëdhëniet SHBA- Shqipëri. Ku nuk ka pasur asnjë kontakt të nivelit të lartë.

Tashmë është bërë e qartë se Shefja e kabinetit të Trump, Susie Wiles ka refuzuar lobimet për të pasur një bisedë në këmbë mes Ramës dhe presidentit të SHBA. Ndërkohë që në 2018-n, ky takim kishte ndodhur.

Burime diplomatike bëjnë me dije se këto takime ndodhin vetëm nëse ka ‘Po’ apo ‘Jo’ nga ana e ambasadës së SHBA në vendin përkatës, siç ka ndodhur edhe në 2018. Ku sipas gjasave e ngarkuara me punë e ka përcjellë këshillën apo opinionin e saj të analizuar e argumentuar.

Kështu, në këtë atmosferë, ishte mjaft i rëndësishëm takimi djeshëm, i cili është plotësisht protokollar dhe në logjikën ligjore, kur ka përfunduar certefikimi i zgjedhjeve të 11 majit.

Një traditë, e cila nuk ka qenë gjithmonë rutinë e diplomatëve të SHBA-së në Shqipëri. Ka ndodhur përkatësisht pas zgjedhjeve të vitit 2021, kur Yuri Kim shkoi në zyrën e Edi Ramës, i uroi fitoren dhe i njohu zgjedhjet, duke hequr çdo dyshim për legjitimitetin e tyre.

Por siç u mor vesh më vonë, ambasadorja Kim i ka përsëritur Ramës se ai duhet të mbajë angazhimet që kishte marrë në takimin me Antony Blinken, për largimin e butë nga pushteti. Rama nuk foli aty për aty, e u përplas me Yuri Kim në rastin më të parë, për çështjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pas asaj përplasje, ambasadorja Kim dha intervistën e famshme te Fevziu se njerëzit e pushtetit të lidhur me krimin duhet të largohen menjëherë, ndryshe do të arrestohen. Kjo ndodhi në vjeshtën e 2022, e deri në 2024 pati një përplasje të fortë dhe thatësirë me SHBA.

Ishte koha kur Edi Rama nisi intervistat me Richard Grenell në Fox dhe takimet me dhëndrin e Trump, me shpresë se me republikanët puna do të ishte ndryshe. Sidomos pas mbylljes së aferës së Sazanit.

Por duket se Uashingtoni i ka bërë të ditur Edi Ramës se asgjë nuk ka ndryshuar, ndaj Nensi Vanhorn, ka përsëritur thuajse fjalë për fjalë aktin e Yuri Kim në 2021. Dhe duhet pasur parasysh se Yuri Kim është sërish në Departamentin e Shtetit, madje me një post më të lartë./Pamfleti

kodet misterioze nensi vanhorn rama

Lini një Përgjigje

Editorial