Editorial23 Mars 2023, 10:54

Ramazani dhe Irfani

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Ramazani dhe Irfani
Dreka e fundit e Irfanit me Bablokun

 

Zotërinj hajdutë, mos shtroni Iftare me para harami në muajin e shenjtë të Ramazanit, se as Irfani nuk pranoi vizë amerikane harami.

Dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe dita e parë e zemërimit të Irfanit, morën vëmendjen e gjithë fshatit.

Ramazani i shenjtë erdhi me diell, Irhani “mëkatar” me “furtunë”.

Arsyeja e mbledhur copa-copa nëpër pritshmëri për një muaj të mirë “Peshku”, është motivi kolektiv që i beson sjelljes së motit. Dita që njerëzit këtej nuk i zhgënjen besimi, është sot. Prej shekujsh, ky muaj ka qenë korrekt edhe me rregullat të pa shkruara. Në ka qenë dita e parë e Ramazanit me shi, një muaj rresht ke marrë çadrën me vete.

Edhe Irfan Hysenbelliu lëshoi “breshër” mbi ata që i kanë marrë edhe “çadrën”.

Mes rreshtave të Raportit të Departamentit të Shtetit, hyri edhe Irfani, por Babloku u hakmor menjëherë. Ja sekuestroi edhe dy godina gjigande.

Grindja si mes dy “maçokëve” kishte filluar për një copë lajm. Nuk e kishte lëshuar linjën editoriale në media Irfani. Babloku më pastaj i kishte “ngrirë” vizën amerikane, ashtu siç ka deklaruar gjithmonë publikisht. Kur Irfani ka shkuar tek sporteli i bëjnë sytë se ka gjetur Bablokun.

-Nuk kualifikohesh, i kanë thënë!

Babloku nuk është budalla. I ka çuar Irfanit Mc Gonigal-in për kafe dhe bisedë “shoqërore”.

-Ambasada mund t’ia jepte vizën, kundrejt pagesës së një avokati, i ka deklaruar McGonigal.

Nejse, ky dyshim i provokuar edhe nga ne, është një “skutë”  hetimi jo vetëm mediatik, se po, Babloku nuk ka gënjyer, ka bërë listat e mediave se kush kualifikohet e kush jo.

Mes “jurisprudencës” së takimit, kalendarit mysliman, “si hyn dita e parë e Ramazanit, ashtu shkon i gjithë muaj” dhe public investment, investimit publik të Amerikës se “do kapen gjithë hajdutët pasi nuk ka asnjë mbi ligjin”, sot fshatarët bëjnë lidhjen. Këtej askush nuk lidh apo zgjidh kot, se normalisht, nuk punon kot. Më mirë largohen kot nga Shqipëria, se sa punojnë kot e ti vjedhin pushtetarët. Pra, mes besimit hënor dhe moralit njerëzor, ka gjithmonë nuanca, ngjyra, rrugë.

Ky muaj me kohë të mirë, besohet se do ketë edhe rrugë të mira.

Rrugët për tek dobësia e pushtetit bandit, nuk mund të mbyllen. Atyre që kanë vjedhur gjithmonë, edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, nuk mund t’u diktosh asgjë më njerëzore se sa; “ktheni gjënë e vjedhur” aman.”!

Këtej, të tërë zyrtarët kanë vjedhur.

Asnjë shujtë nga ata, nuk ka shanse të jetë e pastër, çka do të thotë, se është haram, e ndyrë, dhe Sheriati Islam e ndalon rreptësisht.    

Edhe Irfani, aty e nguli “pirunin” kur i tha McGonigalit se nuk donte vizë amerikane harami. E tha vetë, o hallallit, o hiç.

Prandaj zotërinj hajdutë, mos shtroni Iftare me para harami në muajin e shenjtë të Ramazanit, se as Hysenbelliu nuk pranoi vizë amerikane harami.

Prandaj Irfani flet si profet.

Gjithë ata që po e sulmojnë i ka pasur miq, i ka pritur tek Resorti luksoz dhe i ka përcjellë me përqafime. Por ndodhi hataja. Pasi nuk ja dha lajmin Edi Ramës, Ambasada nuk ja dha vizën amerikane. Se aty, tek vizatimi i linjës editoriale nisi edhe hakmarrja, edhe shpërthimet me dinamit, edhe sekuestrimet.

Kështu do e kemi këtë muaj. Meqë Ramazani erdhi me Diell, koha do jetë e mirë, edhe për “Peshq”, Ndryshe për ata që sytë i kanë nga Irfani. Këtej pritet furtunë, se në shumë media ka shumë papastërti. Kemi në profil të kohës vizatimin: Ramazani dhe Irfani./Pamfleti

irfan hysenbelliu babloku ramazani mëkati

Editorial