TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-02-01 09:49:00

Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, nis seanca në GJKKO; i pranishëm edhe kryebashkiaku 

Shkruar nga Pamfleti
Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, nis seanca në GJKKO; i
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme shqyrton sot nkërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg".

Seanca ka nisur pak minuta më parë. Kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në sallën dhe po ashtu dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Rreth një vit nga arrestimi, kryebashkiaku i Tiranës kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg ne nje masë më të lehtë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

 

gjkko erion veliaj spak ols dado

Lini një Përgjigje