Rreth 30 metra e Rrugës së Lumit të Vlorës, në segmentin që lidh fshatin Kuç me Qeparoin, ka shfaqur çarje të dukshme në asfalt, duke ngritur shqetësime për sigurinë e lëvizjes së automjeteve.
Burime paraprake tregojnë se dëmtimi përfshin edhe plasaritje anësore, të cilat mund të jenë shkaktuar nga lëvizje të tokës dhe faktorë të tjerë nëntokësorë.
Zona ku ndodhet segmenti i prekur karakterizohet nga terren i pjerrët dhe i vështirë për qarkullim.
Punonjësit e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po kryejnë ndërhyrje për të stabilizuar rrugën, ndërkohë që është vendosur sinjalizim për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.
Lini një Përgjigje