
I do not intend to go into the biography of our family, but I want to describe only some aspects of the life of my father, Neki Delvina, who sacrificed himself like many of his friends, for the so-called "Motherland" and who unjustly took his life. He was born and raised in Istanbul in the "Gallata Saraj" neighborhood and as a result, his family enjoyed Turkish citizenship from an early age. He graduated with a Doctor of Laws from the Istanbul Faculty of Law. In 1913-1914, after completing his post-graduate studies according to all the administrative rules of the Turkish government, he was appointed a judge in the Turkish city of Kars, but he never started working there, after he responded to the call made by his uncle, Fejzi Bey Alizoti, who had also raised him, because his father Sherif Bey had left him when he was young after he had passed away. The call was to come to Albania, because the needs for him or his profession were great, as the new Albanian state had just been created and Fejzi Bey held the position of Secretary General of State.
But it was precisely after this that the tragedy for the two families began, by the communist government of that time, both for those two unfortunate people and for us. The events that followed did not flow according to the correct human logic, but flowed according to the communist policy of terror. They were no longer allowed to return to Italy, completely illegally, on the pretext that the political situation had already changed.
Our mother helped them by going to her cousin, at that time Minister of Health, Dr. Ymer Dishnica, to hire Dragush as a doctor. He immediately appointed him a military doctor in the Gjirokastra Division, so they too became unfortunate citizens of the “New Albania” like the rest of us. The way Dragush and my father had proceeded was very “wrong”, in the new situation we were living in, the customary way and rule of honorably settling these mutual financial obligations no longer applied.
Even today we do not understand what bothered those highly educated people, with a level of honesty and trust of high values and who were ready to sacrifice for each other at any time, because they were also related by blood, to compile such bureaucratic and "ordinary" documents, which were in the practice of ordinary people and for ordinary work. Why? Why? Father should get a receipt from Dragush where he should write the actual action, that he had handed over to him the entire amount of gold that Hiqmet Bey had given to our father at the time of the escape, even the receipt also wrote the characteristics of this amount, which consisted of French napoleons called by the people "Gjel". Why all this documented procedure? Why?!
Më duket se e kishin bërë tamam për bela të kokave të tyre. Ku donte të justifikohej me të babai ynë?! Pa folur pastaj se kush do t’ja kërkonte. Ky veprim fatal për në atë kohë të keqe që jetonim, i kishte futur të dy në një situatë tepër të rrezikshme dhe të vështirë njëkohësisht, si për atë që e mbante në ruajtje këtë sasi ari me vete gjithkund nga shkonte, ashtu edhe për babanë që ruante me fanatizëm atë dokument dorëzimi të “mallkuar”!
Origjina ordinere e familjes së Enver Hoxhës, pa traditë në kulturë, në sjellje apo pasuri, i kishte transmetuar atij si trashëgimi në gjene, veç veseve të tij të njohura “perverse” në moral, edhe një dëshirë të fandaksur (siç i thonë gjirokastritët), për t’u pasuruar në kohë sa më të shkurtër e të shpejtë, të shoqëruar edhe me një etje për hakmarrje ndaj klasave të shoqërisë që qëndronin mbi të dhe mbi familjen e tij, Hoxha.
Familje të tilla si ato të Selfove, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës. Dëshira e tij e vazhdueshme për t’iu zhvatur pasurinë dhe pastaj edhe jetën kur e ndiente supremacinë e këtyre familjeve apo personave të veçantë, e shoqëroi gjatë gjithë jetës që jetoi ky “Përbindësh”! “Merak të veçantë”, tregoi sidomos me shokët e tij që ishin rritur bashkë, por që fatkeqësisht kishin prejardhje fisnike, tregtare apo intelektuale. Këtë gjenocid të pashembullt ai jo vetëm që e realizoi duke ju “ngrënë” kokat, por ju plaçkiti dhe çdo llojë pasurie që ata kishin vënë me djersë ndër vite. Nga kjo fushatë krimi nuk përjashtoi as babain tonë, që hiqej se e donte dhe e respektonte, pa llogaritur edhe sa të tjerë.
Siç thashë më lart, që ai e dinte se ne i kishim këto para, dhe në rrugë dorëzimi vullnetar nuk na i mori dot, kështu që ai urdhëroi një mënyrë tjetër “zhvatjeje”. Ne kishim mbi një vit që paratë ia kishim dorëzuar Dragushit dhe secila palë vazhdonte jetën normalisht, Dragushi në Gjirokastër dhe ne në Tiranë. Problemi i florinjve tashmë u përkiste historive të kaluara dhe pothuajse ishte harruar fare nga të dy palët, edhe kur rastiste që shiheshim, as që bënte më pjesë në bisedat e rastit, sepse ai problem ishte i tejkaluar tashmë.
Në vitin 1947 ne familjarisht vazhdonim të banonim te 4 apartamentet e bardha të italianëve.
Ishte një ditë shtatori e zakonshme e atij viti të mallkuar, nëna dhe babai po bëheshin gati për të vajtur në një vizitë të zakonshme kortezie, në këto momente si të gjitha gratë, nëna jonë po rregullohej pranë një pasqyre që i shkonte për këto punë tek dhoma e pritjes, apo siç i thonim në sallon të pritjes, e cila ishte ndër dhomat e para pas derës kryesore të apartamentit, ajo po vendoste disa xhevahire të cilat sapo i kishte nxjerrë nga kutia e tyre e posaçme për këto. Kjo kuti për vlerat e konsiderueshme të stolive që mbante brenda saj, kur ajo mbaronte punë ia kthente përsëri babait, i cili e vendoste në valixhen e tij speciale, tip kasaforte, të cilën e administronte vetëm e vetëm ai dhe kjo ishte praktikë e përhershme.
Por ata ishin vonuar në orar dhe një mik i tyre që kishte ardhur për t’i marrë, po insistonte duke i rënë ziles së derës së jashtme, kështu që në këto rrethana të ngutshme, ata e lanë kutinë me xhevahire në sallonin e pritjes përpara pasqyrës dhe dolën menjëherë, duke mbyllur të gjitha dyert me çelës, lënia e shtëpisë në këto rrethana nuk përbënte ndonjë rrezik për sigurinë e xhevahireve, sepse ishte shtëpi e re dhe e sigurt. Kur u kthyen nga vizita në shtëpi dhe sapo kishin mbyllur derën e jashtme, bie zilja e derës dhe babai urdhëron nënën ta hapë, meqë ndodhej më pranë saj, ajo e hap dhe sheh një mik të ngushtë të familjes, Gani Çanon, pronar i “Hotel Internacionalit”, i shpreh mirëseardhjen dhe e drejton për në sallonin e pritjes.
Ai aty ndeshet me kutinë e hapur plot me xhevahire, nëna i kërkon ndjesë Ganiut për pesë – minuta sa të rregulloheshin me babanë, ndërkohë ai po sodiste xhevahiret në kuti dhe ky rast nuk përbënte asnjë problem, sepse ai ishte mik i vërtetë. Nëna akoma pa vajtur të lajmëronte babanë se kishte ardhur Ganiu dhe po priste, bie sërish zilja e derës së jashtme dhe nëna kthehet duke e hapur menjëherë, kur sheh një oficer policie dhe mendoi për ndonjë keqkuptim, por ai u vetë prezantua se ishte Kapiten Andrea Mema – shef i Seksionit të Punëve të Brendshme në Tiranë dhe hyn direkt brenda, pa pyetur njeri dhe me ton të lartë dhe urdhërues kërkon babain.
Babai e dëgjon dhe doli menjëherë duke e shoqëruar me mirësjellje në dhomën studio të tij, ballë për ballë me sallonin e pritjes ku ishte Ganiu. Por fatmirësisht Ganiu dëgjoi tonin e Andreas me nënën dhe më pas me babanë, dyshoi se diçka nuk shkonte, sepse e tillë ishte koha gjithë dyshime dhe menjëherë shikon nga dritaret jashtë në oborr ku ishin dy vetura me policë të armatosur që po sistemoheshin përreth apartamentit, duke i drejtuar shikimet dhe armët drejt shtëpisë sonë. Nuk i pëlqeu kjo situatë dhe në mënyrë të menjëhershme merr kutinë me xhevahire, e mbulon në krahë me pardesynë, ia bën nënës me shenj dhe del menjëherë nga shtëpia, ishte njeri praktik, ngjitet në katin e III – të dhe nëpërmjet tarracës kalon në shkallën tjetër, zbret poshtë dhe ikën menjëherë pa u vënë re nga askush, në këto momente që policët po sistemoheshin që nga dera e shtëpisë dhe deri te shkallët nga kaloi ai, siç i tregoi më vonë Ganiu.
Veprimi dhe kurajo Ganiut, ishin gjëja më e mrekullueshme që bëri ai për ne, sepse me këto xhevahire që na shpëtoi ai krejt rastësisht, jo vetëm që i shpëtoi ato nga sekuestrimi, vjedhja, por ato na mbajtën frymën për disa vite, duke i shitur sistematikisht. Pas rreth një orë zhurmë ndërmjet babait dhe Andrea Memës, ata kaluan në dhomën e gjumit, drejtë e te dollapi personal i babait dhe morën valixhen shumë të sigurt, pothuaj të blinduar tip kasaforte, me anë të një polici të zi në fytyrë e të shëndosh, dhe dolën të tre për të hipur në një nga dy auto-veturat që prisnin jashtë dhe u nisën. Ne atë natë nuk morëm vesh se ç’ishte e gjithë kjo hata që po zhvillohej në shtëpinë tonë, të nesërmen morëm vesh se babai ishte arrestuar, së bashku me valixhen.
Grabitja e asaj valixheje për familjen tonë, ishte një katastrofë e vërtetë, jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në të gjitha planet e tjera, në atë valixhe të mallkuar ndodhej edhe i gjithë historiku i dokumentuar prej vitesh i familjes tonë të lashtë, nëpërmjet një dokumentacioni autentik shumë të vjetër, si edhe të gjitha tapitë e pronave origjinale që në kohën Osmane, së bashku me ato dhe të çifligut tonë në Sarand – Delvinë, të quajtur “Sarone”, si edhe mjaft korrespondenca shumë të vjetra dhe të vlefshme historike që i përkisnin familjes tonë, gjithashtu edhe dokumenta të ndryshme shkollore të të gjitha kohërave, të rritjes së babait tonë dhe së fundi arkivi i tij personal me dokumenta shumë të rëndësishme.
Po kështu për fat të keq, në atë valixhe të mallkuar kishte edhe një sasi me monedha ari të mbetura nga qiratë që i sillte Ilia Muzina, një ish-industrialist bulmetrash që kish marrë për kullotë “Saronen”. Këto para në flori babai i shpenzonte duke i thyer në lek për nevojat e familjes dhe për të përballuar sëmundjen e tij të sheqerit në gjak, që faktikisht kërkonte shpenzime të larta. Gjithashtu ai në valixhe kishte në ruajtje dhe disa antikitete shumë të vjetra të trashëguara nga paraardhësit dhe të shtuara më vonë nga ai, disa varëse, unaza, dekoracione të ndryshme, monedha ari, argjendi, bronxi të cilat i kishte blerë me shuma të konsiderueshme, ato i çmonte se vërtetonin disa periudha historike të diskutueshme.
Në këto momente katastrofike për familjen, nëna lajmëron menjëherë të vëllanë për ç’ka ndodhi me shpresë se me siguri që ai do të na ndihmonte në një farë mënyre, sepse ajo mendonte se ai e kishte mundësinë e ndihmës. Por fatkeqësisht ai nuk ndërhyri, duke thënë se; “yt shoq atë kokë kishte, dhe atë feste i vumë”, por ishalla qoftë me kaq! Situata që u krijua në shtëpinë tonë ishte shumë e rëndë në të gjitha pikëpamjet, por e keqja më e madhe ishte se daiu na e mbylli derën.
Dy – tre ditë pas arrestimit të babait, çuditërisht u paraqit në apartamentin tonë komshiu i ri Sokrat Bufi (babai i Ylli Bufit), ai u prezantua si përfaqësues i pushtetit vendor dhe se ishte i atashuar pranë komisionit që do të bënte regjistrimin e pasurisë së luajtshme, “d.m.th., që të jem i kiartë, – tha ai, – do të bëj regjistrimin e plaçkave, komision i ngarkuar për këtë detyrë”.
Ai tha se këto veprime do të kryhen për të na hequr neve çdo të drejtë mbi çdo plaçkë të regjistruar dhe pas këtij regjistrimi, duhet të konsiderojmë se, po jetojmë përkohësisht në plaçkën e shtetit, “derisa të merret vendim për Nekiun, i cili akuzohet për krim ekonomik. Kështu që në rast se vërtetohet akuza, ju dënoheni me sekuestrimin e të gjithë pasurive që keni, të luajtshme e të paluajtshme dhe Neki Delvinës së bashku me ju, i hiqet çdo lloj pronësie.
E qartë dhe pike”, – shtoi Sokrat Bufi, dhe vazhdon sërish, “më vjen shumë keq dhe habitem se si ka mundësi, që e motra e vërtetë e një drejtuesi të lartë të luftës dhe të shtetit tonë të ri, të jetë gruaja e një ‘borgjezi’ e gjakpirësi si ‘ki i joti’, çudi”?! Pas pak ju drejtua rishtazi nënës, por kësaj radhe me ton urdhërues: “Ti do të shoqërosh gjatë gjithë kohës së regjistrimit komisionin, për ndonjë nevojë sqaruese që mund të kenë ata.
Je e detiruar ta kriesh këtë detirë dhe pikë, edhe të paralajmëroj e të këshilloj të kesh kujdes dhe të sillesh mirë dhe me zgjuarsi, se s’ka ‘gili vili’ më, – më dëgjove? – dëgjova thuaj”. Nëna shumë e hutuar, pohoi me kokë. Për së pari u futën në sallonin e pritjes dhe porsa hynë vrojtuan muret e filluan të qeshin me të madhe, kur panë të varura në mure katër tabllo të pikturuara në vaj me përmbajtje të ndryshme, njëri prej tyre i drejtohet shokut Sokrat dhe i thotë: “Shef, të fillojmë regjistrimin nga këto palo fotografi”? Ai e pohon me kokë. Më vonë morëm vesh se ky person që pyeti Sokratin, ishte zyrtarisht kryetari legjitim i Komisionit.
Dua të theksoj se më çudiste fakti që të gjithë anëtarët e grupit, së bashku me Sokratin, shqiptonin fjalët si gjirokastrit puro, p.sh.; “ki, ta kriesh” etj., pa qenë gjirokastritë, por mesa dukej ata imitonin Enverin nga “dashuria e madhe” që kishin për të. Ky servilizëm vazhdoi derisa vdiq apo “ngordhi” më mirë.
Pak më vonë ky kryetar i vogël i komisionit, i drejtohet nënës dhe i kërkon një thikë për të mprehur lapsin kopjativ, atëherë nëna gjithë mirësjellje dhe frikë gjithashtu, i bie një prefëse lapsash të inkorporuar në një peshk kristali, që mesa dukej ata deri atëherë, nuk kishin parë mjet të tillë për të mprehur lapsat, ai kur pa që nëna nuk i solli thikën që kërkoi, sepse ajo “vegla” që i solli nëna, ju duk lodër kalamajsh, ju drejtua me të sharë e të ofenduar: “Me kë po tallesh ti moj kuçkë borgjeze, moj zuzare” dhe ia hodhi në fytyrë duke e gjakosur pak, se ajo ishte edhe me alumin të nikeluar, por nëna nga halli nuk u ndje.
Pas pak nëna mendoi se Sokrati duhet të ishte më i arsyeshëm se ata të komisionit dhe iu drejtua me lutje, që nga ato katër tabllot e murit, po të kishte mundësi, që dy copë të mos i regjistronte, jo se kishte ndonjë hall se po humbte vlera monetare apo artistike të konsiderueshme, por ato dy tabllo përfaqësonin një kujtim të madh për familjen tonë, ato ishin dhurata për ditën e martesës së saj me Nekiun. Njëra ishte një pikturë që kishte një pamje të një pylli të dendur nga dora origjinale e piktorit të madh Rus “Kuinxhi”, i cili konsiderohej si një nga piktorët natyralist më të mëdhenjtë të asaj kohe në Rusi e, deri në botë, por për më tepër ishte dhuratë e djalit të hallës së babait tonë, Faik Konicës.
Ndërsa piktura e dytë, ishte po me rastin e ditës së martesës dhe dhuratë e kushëririt të babait, Nuredin Bej Vlora dhe kishte si subjekt një grup njerëzish nga të cilët njëri mbante në dorë një letër, më kujtohet që ishte qeros dhe po e lexonte në mes të grupit që e kishin rrethuar, të gjithë ata po gajaseshin së qeshuri, (duket për ato që dëgjonin), ky “lektor” thoshte babai, quhej Sirko i Zapotorozhasve përtej Danubit. Kjo pikturë në fakt ishte kopje e një piktori të shquar po rus, që kritika e atëhershme thoshte se ishte më e arrirë se origjinalja, por emrat e këtyre dy piktorëve nuk më kujtohen.
Kjo ishte kërkesa me lutje e nënës sonë drejtuar shokut Sokrat, i cili reagoi menjëherë, por këtë radhë me ton kërcënues; “shiko, po të mbajmë afër për ndonjë nevojën tonë sqaruese, prandaj po ta them për herë të fundit, mos u ndje më, se po të këllasim edhe ty brenda tek yt shoq, dëgjon, dëgjova thuaj dhe mbille, vëri drynë asaj goje të qelbur në rast se nuk do të ta ‘mbillim’ neve njëherë e mirë”. Që në këtë moment nëna nuk u ndje më, duke thënë me vete: “Allahu na ruajt, çfarë thanë e nuku bën këta, të fusin brenda dhe të lënë fëmijët fare rrugëve”.
Injoranca dhe shpirti i tyre i lig, shiheshin në çdo hap të punës së tyre. Xhahilllëku i tyre u pa më mirë se kudo dhe arriti kulmin në rastin kur u bë skandali i vërtetë, kur gjetën xhaketën e frakut të babait në gardërobën e tij së bashku me kostumin ceremonial të smokingut. U skandalizuan kur panë xhaketën e frakut të prerë prapa me hark, ku kishin mbetur vetëm dy bishta me astar të shqepur ose të lëshuar poshtë. Ata këtë xhaketë të “sakatosur” e quajtën “pardesy” dhe bindën vetveten se prerja ishte bërë me qëllim sabotimi, për të mos u përdorur më pas sekuestrimit.
Filluan t’i bërtasin nënës, se “ju kapëm me presh në duar, ky është një krim i vërtetë ndaj pasurisë së popullit”, dhe ja, i tregonin nënës xhaketën e frakut. Po e lëmë mënjanë “prerjen” e bishtave me hark të xhaketës, sepse ata farë “injorantësh revolucionarë”, ku ta dinin formën e xhaketës së frakut, por dua të shpjegoj, që pse ishin astarët e bishtave të shqepur dhe pse vareshin. Ky qe fakti i sabotimit apo i krimit i kapur prej tyre.
Nëna pas arrestimit të babait e trembur dhe e shokuar, mendonte edhe për ndonjë “vizitë” tjetër të Sigurimit në shtëpinë tonë, prandaj e ndjente të domosdoshme të gjente një mënyrë për të fshehur disa nga materialet “komprometuese”, sepse nuk donte t’ju jepte shkak për të na shtuar hallet më tej. Bëhej fjalë për shumë fotografi të bëra gjatë ceremonive të ndryshme zyrtare të nivelit të lartë, si p.sh., me Mbretin Zog apo, me Viktor Emanuelin e III-të etj.
Këto fotografi për familjen tonë përfaqësonin kujtime shumë të rëndësishme e me vlera të papërsëritshme që plotësonin edhe traditën historike të familjes tonë. Jo më pak komprometuese për ne në atë kohë ishte edhe Pema Gjenealogjike e familjes tonë Delvina, e cila ishte e dokumentuar që në vitin 1537, me një bukuri grafike të papërsëritshme. Kështu që duke vrarë mendjen se çdo të bënim me to, për të evituar edhe një skandal tjetër, nënës i shkoi mëndja për një bisedë që kishte bërë me dy shoqe të saja, me gruan e Mihal Zallarit dhe të Zef Kadares, të cilat e kishin zgjidhur këtë hall në një mënyrë krejt origjinale, duke i fshehur nëpër fundet e bishtave të frakut!
That's why she did this "trick" with perfection, even though I remember that the next day after we had sorted these things out, we re-opened one of the wings and inserted all the correspondence that my father had with a school friend, Fuat Kêpryly, (descendant of the famous Kêpryly dynasty, Prime Minister of the Ottoman Empire), who later became Foreign Minister of Turkey, my father always sent him Albanian postal stamps. because he was a well-known philatelist.
But we were still worried; what if they found us, what would happen? Then we re-torn the linings, took out the “compromising” materials and burned them with great regret, but unfortunately we left the linings unsewn. This mistake became the cause of this whole absurd story, that they suspected that we had cut and torn the tailcoat or “overcoat” as they called it for sabotage reasons. Immediately after this whole scandal, comrade Sokrat Bufi (apparently to please the proletarians of the commission, I say this because we never believed that he was as ignorant as they were and had never worn a tailcoat jacket in his life), with an unprecedented nervousness or, with an animalistic behavior, addressed the mother:
"How can you not be ashamed and embarrassed that you have thus squandered this new loot? Look, look, this is a compromising and flagrant fact for you, and for this you will answer severely, very severely indeed." The poor mother was completely disillusioned, as if by the words of Socrates, which were extremely heavy, because we did not deserve them, "but she was completely unfazed - she said - when I saw a member of the commission take from a shelf in the crystal cabinet, 12 small spoons of Greek jam with a twisted tail made of pure silver, and put them in one of his pockets, which were never inventoried, only when that 'thief in law' realized that I had seen him, approached me and said to me in a low voice: 'open that m... mouth without looking at it'!/ Memorie.al
Lini një Përgjigje