TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-01-10 07:44:00

Përmbytje edhe në Miliskajë të Krujës, banorët thirrje për ndihmë: Askush nuk ka ardhur të na ndihmojë

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytje edhe në Miliskajë të Krujës, banorët
Banorë të Miliskajës

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë duke krijuar kaos në të gjitha qytetet e vendit,

Përmbytjet masive kanë prekur edhe fshatin Miliskajë të Krujës. Prej 4 ditësh, banorët e zonës kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar banesat e tyre.

Ata shprehen se nuk mund të largohen, pasi kanë çdo gjë në fshat dhe shprehen të shqetësuar pasi autoritetet nuk kanë shkuar për t'i ndihmuar.

“Jemi përmbytur, ka 4 ditë. Jemi përmbytur të gjithë banorët e këtji fshati. Kanë sjellë dy pako oriz, dy pako makarona. As për t’u veshur jo. Këtu nuk ka ardhur as shteti, as komuna, as bashkia. I kanë frikësuar njerëzit. Unë nuk kam lidhje me asnjë. Ne jemi këtu, ka fermerë, këtu është fshat, kanë bagëti, nuk ka asnjë ndihmë. Edhe media ka pasur frikë që të vijë. Ju faleminderit që erdhët. Sa të duash, është përmbytur edhe gjëja e gjallë”, tha një banor për mediat.

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve, kryesisht në zonat malore dhe pranë lumenjve.

Qarku Gjirokastër paraqet situatën më problematike.

Bashkinë Gjirokastër ka prezencë dëbore në njësinë administrative Picar, ndërsa lumi Drino në aksin Gjirokastër–Tepelenë i është afruar trupit të rrugës, gjë që ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për forcimin e argjinaturës. Në disa fshatra: Odrie, Lunxhëri dhe Zagori po ndërhyhet në disa akse rrugore të bllokuara dhe në një urë të vogël në aksin Krinë–Tranoshisht–Saraqinishtë.

Bashkinë Dropull, ura e Glinës mbetet problematike, ndërsa po punohet për lirimin e akseve: Pogon–Dropull, Zagori-Libohovë të bllokuar nga dëbora.

Puna e forcave në terren po vijon edhe në aksin Përmet–Dogana e Tre Urave është i bllokuar si dhe në njësinë administrative Frashër dhe disa fshatra përreth, ku ka problematika për shkak të reshjeve të dëborës.

Bashkinë Memaliaj ka problematika të shkaktuar nga lumi Vjosë në tokat bujqësore, ndërsa në Tepelenë qarkullimi në aksin Tepelenë–Gjirokastër realizohet vetëm me një korsi në zonën “Shkalla e Zezë”.

Qarku Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore edhe në zona të ulëta, përfshirë qytetin e Lezhës. Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për mbajtjen hapur të akseve rrugore. Është përfunduar riparimi i argjinaturës së dëmtuar në lumin Drojë.

The Vlora region  shows an improvement in terms of the decrease in flows on the Vjosa River. The underpass in the village of Bishan is blocked, but no flooded homes are reported, only the presence of water in yards.

The Elbasan region  is facing snow and frost in the mountainous areas of the Elbasan and Peqin municipalities, where several rural roads have been blocked by snow and landslides. Vehicles and workers are on the ground to normalize the situation.

Dibër district  remains one of the most affected areas as well. Civil emergency forces are working on several roads with ice or landslides. OSHEE teams are working to restore power to the administrative units of Bulqizë, Klos, Dibër and Lura. Some road segments are currently impassable, but police forces are on the ground to direct traffic.

1 Komente

  1. P
    Pergjigje nga shteti

    Na falni shqiptar te dashur, nuk kemi lek per ju! Ne nuk japim lek, ne vetem marrim. Dhe ne ndihmojmë hajdutet, ndihmojmë Ballukun dhe sillojinne saj. Te fala nga shteti!

    Lini një Përgjigje