
The SPAK operation in Elbasan proved once again how crime is connected to power. Not that it was not known, but it is a fact that the gangs have processed a lot, interfering in the local and central government and even in the media. But what SPAK did, has been warned by the Americans.
At the beginning of this year, an article was published in the investigative media "Ina Media", which is financed by the US embassy. An article was published there on February 5 with the title: "Elbasani: Tenders, crime and drugs"! There, the name of Marcel Shega, who was arrested two days ago, appeared for the first time. He is Suel Çela's right-hand man and it turns out that he has received endless tenders in the district of Elbasan. This gang also attacked the journalists who wrote about him, including the editor of "Pamphlet".
In December 2020, a document classified for 10 years by Interpol Tirana, informs the Criminal Police Department on the data of Interpol Bern about the suspicious activity of Nazif Bajrami, a well-known businessman in Elbasan.
The information refers to the year 2019 onwards, where the Swiss consider the 55-year-old businessman as a person filed for drug trafficking, in cooperation.
In the letter signed by the head of Interpol Tirana, the Swiss also list the names of the businessman's associates, the telephone numbers of each and the places where they conduct the traffic.
"These citizens were members of a criminal organization, composed of Italians and Albanians, that trafficked large quantities of drugs from the Netherlands, from Germany, from Spain to Switzerland. This citizen, from 2018 to May 2019, traveled with his car, Land Rover..., to Stuttgart/Germany, the Netherlands and Spain," the secret document states.
In fact, the suspicions against the group of 10 people from Elbasan and from Beijing, which includes Bajrami, were exchanged between the police, bringing surveillance and pursuit in Albania. Foreigners inform that the group traffics cocaine from Latin American countries through the line Albania-Switzerland and Italy-Germany-Netherlands-Belgium.
At the end of three years, when it is delegated to the Elbasan Police by the State Police, the case is archived.
At the same time, Bajrami N. company, with sole partner Nazif Bajramin, was given the keys to the Elbasan Police, after being declared the winner of the tender for the reconstruction of several buildings.
“Arkivim do të thotë që mbetet një çështje që nuk është vërtetuar për të vazhduar procedurat ligjore, por çështja mund të hapet në çdo moment, kur ka përsëri indicie. Pra, çdo person i dyshuar, edhe kur nuk ka prova, mbetet në arshiva, me mundësinë që këto arshiva të rihapen”, – shpjegon Fatjon Softa, ekspert për çështjet e sigurisë.
Autoriteti Kontraktor, që i dorëzoi të gjitha hartat dhe plan-vendosjet e strukturave, që duhet të jenë konfidenciale (përfshirë Zyra e Informacionit Kriminal, dhomat e njohjes apo zyrat e agjentëve të krimit të organizuar), ishte Policia e Shtetit.
“Për një kohë të gjatë në Shqipëri ka ekzistuar problematika e tenderëve publikë, të cilët jo në pak raste kanë shkuar te kompanitë, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë janë administruar nga persona të lidhur me krimin e organizuar”, – komenton Fatjona Mejdini, Drejtoreshë e Observatorit për Europën Juglindore në Iniciativën Globale Kundër Krimit të Organizuar, Ndërkombëtar.
“Kjo praktikë është zhvilluar për shkak të një lidhjeje, që shpesh ekziston mes elementëve kriminalë dhe përfaqësuesve të partive politike”, – thotë më tej Mejdini.
Arjan Dyrmishi i qëndron logjikës së parashikimit ligjor të prokurimit publik, por sugjeron se ka nevojë për rregullime më të qarta, administrative.
“Është balancë e vështirë. Do të duhet që të ketë një hetim kriminal, përpara se të hyjë në tender, por nga ana ligjore nuk e pengon dot, nëse nuk ka dënim”, – thotë Arjan Dyrmishi, ekspert i sigurisë.
I gjurmuar nga policia, sot ka në dorë çelësat e saj
Pak përpara se të hyjë në drejtorinë e policisë vendore, të kthyer prej 14 muajsh në një kantier ndërtimi, një oficer, që merret me hetimin e krimeve të rënda në Elbasan, e zbret kapelën ngjitur me sytë.
Shqetësimi i oficerit lidhet me ekspozimin e identitetit të tij dhe të kolegëve, që hetojnë krimin e organizuar në qytet dhe trafikun e drogës.
“Ne jemi civilë dhe asnjë nuk duhet të dijë se ku jemi të angazhuar specifikisht, ku janë zyrat tona, kush jemi ne. Por, ata dinë çdo gjë, që përpara se ne të dalim nga porta e policisë”, – shprehet oficeri, i cili me një reagim instinktiv përpiqet që ta mbulojë pjesërisht fytyrën.
I pyetur nga Investigative Network Albania se çfarë nënkupton me “ata”, efektivi sqaron: “Ka individë, që kanë qenë nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe që prej muajsh kalojnë para nesh si rikonstruktuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Elbasanit”.
Shkresat e investiguara nga INA Media tregojnë se procedura për rikonstruksionin e policisë lokale u publikua më 24 prill 2022.
Me autoritet kontraktor Policinë e Shtetit, që ofroi një fond limit prej 340 milionë lekësh, bashkimi i operatorëve Bajrami N., sh.p.k., & Zdravo sh.p.k., u klasifikuan si oferta më e favorshme, ekonomike.
Çështja rezulton se u ankimua pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga njëri prej operatorëve të shkualifikuar, që kërkoi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Kërkesa nuk u pranua, ndërsa ngelën të pavërtetuara informacionet operative se njëri nga administratorët e një tjetër shoqërie konkurrente në garë ishte kërcënuar për t`u tërhequr. Njëri prej garuesve e pranoi këtë situatë të vështirë në kushte anonimiteti, por, në momentin që iu kërkua të prononcohej, refuzoi që ta bëjë diçka të tillë. Me informacione të të huajve, që policia i dispononte dhe me të dhëna shtesë, që ngelën rrëfime, u lidh kontrata më 25 tetor 2022.
INA Media e pyeti Policinë e Elbasanit për ndjekjen policore të Nazif Bajramit dhe mori këtë përgjigje: “Për çdo person, ndaj të cilit ka informacione, të cilat klasifikohen si “sekret”, nuk mund t’ju vihen në dispozicion”.
Nazif Bajrami është bashkëshorti i Anduena Bajramit, e cila ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit, nga dhjetori 2013 deri në mars 2016, gjatë kohës që kryebashkiak ishte Qazim Sejdini, gjithashtu i lakuar për tenderët e dyshimtë.
Bajrami N., sh.p.k. është një kompani, që ka fituar dhjetëra tenderë publikë nga pushteti lokal dhe ai qendror. Vetëm në Bashkinë e Elbasanit është klasifikuar fituese në 35 tenderë, nga 66 në total, që ka përfituar nga pushteti vendor në shkallë vendi. Referuar të dhënave në Open Data, nga totali i tenderëve të fituar nga pushteti lokal, 30 prej tyre janë klasifikuar me red flag për mungesë konkurrence apo shkualifikim të të gjithë operatorëve, pra duke mbetur i vetëm në garë. Përgjatë viteve 2019-2024, kjo shoqëri ka përfituar 24 milionë euro pagesa nga Thesari i Shtetit.
Policia e Elbasanit, nën ndërtim dhe me operacione sekrete
Ndërkohë që policia lokale është kthyer në kantier ndërtimi, përfaqësues të drejtësisë belge u shfaqën sërish në muajin dhjetor 2023, duke kërkuar në sekret të plotë angazhimin e Policisë së Shtetit dhe policisë vendore për të goditur grupet kriminale, që veprojnë në Elbasan. Një sekret i vështirë për t`u mbajtur.
Në të njëjtën kohë me kontrollet e ligjzbatuesve të huaj, strukturat e Policisë së Elbasanit ankohen për zvarritje punimesh. Në shkresën e 6 marsit 2024, përcjellë policisë qendrore në Tiranë, thuhet se për këtë problem është mbajtur më 27 shkurt një mbledhje e veçantë. Mbikëqyrësi i punimeve nga Instituti Deklaida-Alb citohet në shkresë të ketë diskutuar arsyet e mosrealizimit të punimeve që sipas tij “janë kërkuar dhe kërkohen në mënyrë të vazhdueshme”.
“Gjatë zbatimit të projektit për restaurimin e objekteve ekzistues dalin problematika të paparashikuara, ka vonesa për vendosjen e pllakës së fasadës dhe mungesë të dritareve të armatimit”, – ankohet drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda. Ky shqetësim rezulton i përsëritur jo shumë larg nga një shkresë e 1 nëntorit 2023, ku kërkohej rritja e elementeve të sigurisë në dhomat e ndalimit dhe instalimet elektrike shtesë në zyrën e përcaktuar për hetimin dhe paraqitjen për njohje.
Zef Preçi, ekspert ekonomie, këmbëngul për INA Media-n se, pavarësisht parashikimeve ligjore, Policia e Shtetit duhet ta kishte shmangur klasifikimin e një operatori, që ishte në hetim e sipër.
“Janë të njohura rastet, kur familjarë/ortakë të eksponentëve të krimit të organizuar, të hetuar e të dënuar nga gjykatat e vendit, kanë fituar dhe vazhdojnë të fitojnë tenderë të rëndësishëm, për shembull për ruajtjen dhe sigurinë fizike të gjykatave, prokurorisë”, – argumenton eksperti.
Por, ky nuk është i vetmi tender i dyshimtë i kompanisë Bajrami N., sh.p.k.
Aktualisht, për një tjetër tender me autoritet kontraktues universitetin “Aleksandër Xhuvani”, i ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ka të dhëna se është kërcënuar administratori, E. H. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024.
Burime të besueshme të Shërbimit Informativ Shtetëror referojnë se E. H., është kërcënuar nga Bujar Shega, që të ndikonte për ta klasifikuar fituese kompaninë Bajrami N., sh.p.k.
Shega, që njihet ndryshe edhe si Marsel Shega, është i skeduar për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën.
Lidhja e Bujar Shegës me biznesmenin Bajrami provohet edhe nga udhëtimet e tyre së bashku. Rasti më i fundit, i investiguar nga INA Media, tregohet në sistemin TIMS, ku Bujar Shega ka udhëtuar së bashku me Nazif Bajramin në datën 19 shkurt 2024, ora 12:04, me një makinë Benz (Ac 1… VG), duke dalë nga Shqipëria përmes Qafë-Thanës dhe duke u kthyer së bashku brenda së njëjtës ditë.
I kontaktuar nga INA Media, E. H. nuk iu përgjigj pyetjeve të redaksisë nga kush është kërcënuar. Edhe biznesmeni Bajrami nuk iu përgjigj pyetjeve, nëse kishte probleme me drejtësinë dhe çfarë lidhjesh kishte me Bujar Shegën.
Ekspertët sugjerojnë se kjo është skema klasike se si grupet kriminale influencojnë dhe përdorin biznese të ndryshme për të përfituar tenderë publikë.
“Në shumë raste përfaqësuesit e grupeve kriminale përdorin persona të tjerë, të paimplikuar dukshëm në krim, në drejtimin e kompanive, duke u përpjekur që të mbulojnë gjurmët e tyre”, – shpjegon Fajtona Mejdini.
Për Mejdinin fitimi i tenderëve nga grupet kriminale është oportunitet i rëndësishëm për ta.
“E para, sepse këto grupe përfitojnë të ardhura përmes tenderëve dhe e dyta, sepse këto kontrata të fituara përdoren si imazh i mirë për kompanitë e tyre dhe shërbejnë si rezultat për të pastruar paratë, që vijnë nga aktivitetet kriminale”, – shpjegon Mejdini.
“Fenomeni është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe cenon, jo vetëm financat e shtetit, por çon dhe në kontroll të zonave të caktuara nga grupe kriminale”, – përfundon ajo.
Në një dosje të Prokurorisë së Elbasanit, që INA Media disponon, Shega dyshohet se është pjesë e një hetimi të hapur për pastrim parash në vitin 2018. Përveç tij konsiderohet si pjesëtar i organizatës kriminale edhe ish-deputeti socialist, Aqif Rakipi, që ka humbur mandatin në vitin 2018 dhe është shpallur non grata nga SHBA-të.
Personi, që bëhet shkaktar për nisjen e këtij procedimi, është Emiliano Shega, kushëri i Bujar Shegës, si person i bashkëlidhur me të është edhe i vëllai, Gentian Hoxha (Shega), dhëndër i ish deputetit Rakipi.
Policia Gjyqësore thotë: “Paratë (e Emiliano Shegës) me origjinë kriminale po pastrohen në Shqipëri përmes personave të lidhur me të, ku përfshihet edhe ish-deputeti dhe e bija, bashkëshorte e Gentian Hoxhës, si dhe 14 shtetas të tjerë, shqiptarë, nga të cilët 7 me aktivitet në Britaninë e Madhe”.
Ky hetim dyshon për një rrjet trafikimi të kokainës nga Guayaquil, Ekuador, drejt Europës, i cili dyshohet se drejtohet nga Gentian Hoxha, dhëndri i ish-deputetit. Dy vjet nga nisja e hetimeve, dosja është pezulluar, me argumentin se janë dërguar letërporosi drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
Në të njëjtën kohë që ky procedim (nr. 1440) është pezulluar nga Prokuroria e Elbasanit, OFL referoi në SPAK sekuestrim të 14 pasurive të vëllezërve Shega, Emiliano dhe Gentian, si dhe personave të bashkëlidhur. Megjithatë, SPAK pranon se është në dijeni që ka një hetim pastrimi parash nga Elbasani për të gjithë personat e lartpërmendur, por që nuk është ende në dijeni për një vendimmarrje nga Prokuroria e Elbasanit.
Kartela e Emiliano Shegës evidenton se ai ishte arrestuar në vitin 2009 në Londër dhe ishte dënuar me dhjetë vjet burg për trafikim narkotikësh. Në krye të katër viteve e katër muajve dënim, Shega u deportua nga Mbretëria e Bashkuar.
Në vendimin nr. 9, datë 18 shkurt 2022 të Gjykatës së Posaçme, vëllai i tij, Gentian Hoxha (Shega) 45 vjeç, identifikohet në të njëjtat shkresa me rekorde kriminale jashtë Shqipërisë për trafik narkotikësh. “Shtetasi Gentian Hoxha, i cili përdor edhe emrin Martin Lila, lindur më 18 shtator 1981, është drejtues i një grupi të organizuar, kriminal, i përfshirë në importimin dhe në shpërndarjen e drogave të kontrolluara, shoqëruar me pastrim parash, me lidhje direkte me Amerikën e Jugut, me bazë në Guayaquil, Ekuador”, – informon gjykatën i njëjti oficer ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, në vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Tiranë, përmendet se përfaqësuesit e Gentian Hoxhës dorëzuan një shkresë tjetër të policisë shqiptare, sipas së cilës rezulton se “nuk është i sinjalizuar në sistemin e informacionit Schengen SIS apo në regjistrin kombëtar të personave në kërkim, OPS”.
Mes pasurive të gjurmuara nga OFL dhe të hetuara nga SPAK bien në sy shitblerjet e automjeteve luksoze, tokat kullotë në Gjilekë, Dhërmi, por edhe dhurimi i një apartamenti prej 130 metrash katrorë Emiliano Shegës nga Luan Rama, i vëllai i Fatmir Ramës (Miri i Xhikes, i vrarë 20 vjet më parë). Prokuroria deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje familjare midis dhuruesve dhe përfituesve, duke “patur parasysh rekordet kriminale të Emiliano Shegës dhe Gentian Hoxhës, lind dyshimi i arsyeshëm se kjo pasuri në të vërtetë është blerë nga të dyshuarit, por, me qëllim shmangien nga përgjegjësitë e ndryshme, e kanë veshur fiktivisht në formën e një kontrate dhurimi”.
Një deklaratë noteriale e djalit të çiftit këmbëngulte se “nuk ka asnjë kundërshtim me këtë akt juridik dhe e miraton plotësisht, duke qenë se Emiliano Shega ka qenë shok i ngushtë me vëllain e tij të ndjerë, Enea Rama”. Në përfundim, në vendimin e Gjykatës së Apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar me nr. 140, nga 14 pasuri, për të cilat u kërkua konfiskimi, mes tyre rreth 40 mijë metra katrorë kullota në Gjilekë, Dhërmi, u kaluan në favor të shtetit vetëm 6 pasuri. Të tjerat rezultuan të falura dhe të justifikuara. Çështja është rekursuar në Gjykatën e Lartë.
Elbasani, qyteti i operacioneve ndërkombëtare
Në qytetin e Elbasanit për dy vitet e fundit janë regjistruar gjashtë operacione, përmes të cilave synohej gjetja dhe arrestimi i Suel Çelës, i përmendur në dosjet e pezulluara, hetimore për trafik narkotikësh. Por, që të gjitha pa rezultat. Më i fundit është këqyrja për llogari të autoriteteve të Belgjikës e tregut “agro-ushqimor” në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës (Marjus Lulaj). Ndaj 35-vjeçarit vijon në fuqi një masë sigurie “Arrest me burg, në mungesë”, e vendosur nga Gjykata e Posaçme. Ndaj tij po zhvillohen hetime nga SPAK për grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë ndaj Lulzim Mashës, sigurim i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Elton Kila. Por, përveçse një treg agro-ushqimor, ambientet nëntokësore, ku përfshihen vend-fjetjet, kënde të këqyrura me kamera dhe dyer të blinduara, të fotografuara nga policia, tregojnë se kjo është një nga zonat e qytetit, që nuk aksesohet lirshëm prej kujtdo.
Duke kujtuar kohën, kur hetonte në Drejtorinë e Elbasanit dhe duke përmendur grupet e qytetit të Elbasanit, pa lënë pas edhe Çapajt, ish-drejtuesi në azil, Shkëlqim Pepkola, insiston për INA Media-n se grupi i Suel Çelës ishte më i fuqishëm.
“Nga pikëpamja ekonomike ky grup kishte një terren më të përshtatshëm për shkak të faciliteteve dhe mbështetjeve, që kishin nga pushteti politik, ku influenca e tyre depërtonte deri tek interesat publike. Pra, ky grup kishte ndikim të dukshëm në tenderë dhe në fonde, që i alokonte në ato kohë pushteti vendor”, – thotë ish-zëvendësdrejtori për hetimin në Elbasan.
Megjithëkëtë, asnjë hetim i deritanishëm nuk ka dalë në një konkluzion të tillë. Edhe një vendim sekuestroje ndaj pasurive të identifikuara të Suel Çelës, i firmosur nga OFL, në diskutimin përfundimtar prokurori i SPAK-ut u tërhoq nga kërkesa për konfiskim.
“Në kushtet kur nga ana e personave të lidhur rezulton se justifikohen me të ardhura të ligjshme, automjeti Land Rover në emër të Petrit Çelës (i ati i Suel Çelës) dhe sekuestrimi i Land Rover-it, në ngjyrë të zezë, në emër të Mario Çelës, çmoj se nuk mund të vazhdohet më me konfiskimin e këtyre pasurive. Të procedohet me kthimin e tyre shtetasve”, – tha prokurori. Kërkesa u miratua nga gjykata dhe nuk u apelua, duke marrë formë të prerë brenda muajit.
Megjithatë, aktet numër 36 të Gjykatës së Posaçme, që iu vendosën në dispozicion INA Media-s, shfaqin skedën e Suel Çelës. Me një karrierë të nisur që 17 vjeç, u cilësua fajtor nga Gjykata e Torinos për 500 gramë kokainë. Dy vjet më vonë Gjykata e Livornos lëshon një tjetër urdhër-arresti për trafikimin e një sasie prej 550 gramësh kokainë. Gjatë 5 viteve ai merr masa sigurie arresti, largohet nga banesa dhe në përfundim dënohet. Hetohet në Shqipëri për incidentin në hyrje të tregut “agro-ushqimor” dhe shpallet i pafajshëm nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda. Një hetim i nisur ndaj tij dhe Endri Çopjes që prej vitit 2013 për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë të shtetasit Bledar Kurti, u pushua nga gjykata lokale. E kundërshtuar në shkallët më të larta, Gjykata e Apelit më 18 prill 2023 urdhëroi dërgimin në gjyq për Marjus Lulajn, alias Suel Çela, dhe Endri Çopjen. Gjykimi nuk ka ende një rezultat në gjykatën lokale.
I plagosuri me armë zjarri, Bledar Karaj, ndryshe nga dëshmia fillestare, ku këmbënguli se e kishte qëlluar me armë zjarri Suel Çela, gjashtë muaj më vonë e mohoi, me pretendimin se kishte dhënë deklarime të rreme para prokurorit dhe se nuk i njeh autorët e kësaj ngjarjeje.
Detajet, që shtjellohen në vendim, tregojnë lidhjet e secilit prej tyre, siç është ajo e lokalit Living, në pronësi të Endri Çopjes, emri i të cilit u rikthye në një dosje tjetër një vit më parë. Dhe ky është sulmi ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës shpjegon se si Renato Bodurri, administrator i lokalit Living, në Elbasan, u identifikua nga automjeti i tij në vendngjarje si njëri nga autorët, që qëlloi gazetarin, por Bodurri e mohoi implikimin. Dy gjykata e besuan dhe vendosën lirimin e tij, megjithëse mbeti pa përgjigje se kush e përdori mjetin, që kishte parkuar në Shelcan dhe që çelësat i kishte lënë te Living.
"The Volkswagen Tiguan vehicle has a key, which I usually leave at the bar's counter, and I cannot say for sure if this vehicle was used by someone else", - declares the suspect. After Bodurr's release, the prosecutor of the case, Saimir Hysa, told INA Media that he had asked for a "prison sentence", but the court rejected it.
"We recorded "Strike due to duty". It is not an easy event, it is premeditated and ordered. I cannot give any more details at this stage of the investigation", the prosecutor told INA Media.
Journalist Gjergj Zefi, contacted by INA Media, said that he wrote about Suel Çela, like any other journalist. However, the journalist is not able to accuse, except the judiciary, towards which he has reservations, for the reasons that gave freedom to Renato Boduri.
"I doubt it was ordered from the prison; from the criminal groups, which deal with drugs and are related to politics", insists the journalist.
Like Zefi, who was not able to identify the aggressors, even the eyewitness, when asked, says: "They ran away and I helped him, gave him water, until the ambulance arrived. I don't remember anything else."
Shkelqim Pepkola remembers that he held the position of Deputy Director for Investigation in Elbasan Police between 2015-2016. He says that he was informed that there had been physical violence against police officers in public by exponents of criminal groups who, according to him, are protected by exponents of politics.
"There was an inexplicable fear among the police officers in uniform to cross the gate of the institution and go out into the field", - Pepkola confesses, whose turn it was one of the days.
"I had to physically confront the members of this group, who were armed with firearms. It is about Sokol Sanxhaktari, son-in-law of Qazim Sejdini, who threatened a person with a weapon in the middle of the city and opened fire. I had to intervene violently to disarm him and arrest him. There were many interventions to dismiss it as a case", Pepkola confesses.
"The threats were natural from his side, but also from third parties and from people with influence in Elbasan, words came to me that this (Lala) will remove you from Elbasan", - concludes the former police official.
In fact, even though there have been open proceedings several times, justice has moved slowly towards the members of this suspected, criminal group.
Lini një Përgjigje