TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-14 11:18:00

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e PS për shpërdorim detyre

Shkruar nga Pamfleti
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e PS për shpërdorim
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi

Dosja e hetuar nga SPAK lidhet me procedurat e dhënies me qira të pasurive të përdorura për impiante diellore, të regjistruara si tokë bujqësore.

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, i cili akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës", kryer në bashkëpunim.

Çështja, e hetuar nga prokurori Elvin Gokaj, tashmë i është dërguar Gjykatës së Posaçme, ku pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë dosjen në seancën paraprake.

Përveç Kokoneshit, SPAK ka marrë të pandehur edhe Andi Bullarin, Ledio Xharon dhe Dorian Spahon.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, zyrtarët e Bashkisë Divjakë dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive, të cilat janë përdorur për ndërtimin e impianteve fotovoltaike me një afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Nga hetimet rezulton se këto prona figuronin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) si tokë bujqësore në momentin e zhvillimit të procedurave.

Lini një Përgjigje