TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-08-13 12:27:00

Zjarri në Delvinë përpin gjithçka, banorja refuzon të dalë nga banesa: Kam kujtimet e mia

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Delvinë përpin gjithçka, banorja refuzon të

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Ajo shprehet se nuk dëshiron të braktisë banesën e saj, ndërsa flakët 'po përpijnë' gjithçka, pasi ka të gjithë kujtimet aty.

“Më dhimbset shtëpia, kam kujtimet e mia këtu. Jam për pushime, më bërtasin të gjithë nuk iki dot. Me dhimbset, kam gjithë kujtimet, si të iki”, tha ajo për "TCH".

Banorja tha gjithashtu se organet kompetente nuk reaguan në kohë për zjarrin duke mos ndërhyrë me avionë.

Lini një Përgjigje