I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se Moska e ka mohuar këtë gjatë një telefonate mes Donald Trump dhe Vladimir Putin
Rusia ka mohuar se i ka dhënë Iranit informacione inteligjence për asetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Këtë e bëri të ditur të martën i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, në një intervistë për CNBC.
Sipas Witkoff, mohimi rus erdhi gjatë një telefonate që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të hënën me presidentin rus Vladimir Putin.
Gazeta The Washington Post raportoi të premten se Rusia mund t’i ketë dhënë Iranit informacione për shënjestrimin e objektivave, përfshirë vendndodhjet e anijeve luftarake dhe avionëve amerikanë në Lindjen e Mesme.
Witkoff deklaroi se zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim.
“Gjatë telefonatës së djeshme me presidentin, rusët thanë se nuk kanë ndarë informacione,” tha ai kur u pyet nëse Uashingtoni beson se Moska i ka dhënë Teheranit të dhëna për vendndodhjen e aseteve ushtarake amerikane.
Ai shtoi se Rusia e ka përsëritur të njëjtin qëndrim edhe në një komunikim të veçantë.
“Sot në mëngjes, në mënyrë të pavarur, Jared Kushner dhe unë patëm një telefonatë me ndihmësin për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili përsëriti të njëjtën gjë,” tha Witkoff.
Megjithatë, ai theksoi se vlerësimi përfundimtar i këtyre pretendimeve i takon komunitetit të inteligjencës amerikane.
“Kjo është më shumë një pyetje për njerëzit e inteligjencës, por shpresojmë që ata nuk po ndajnë informacione,” u shpreh Witkoff.
I vellai vellait te vet qe, po ta dredh nusja o idiot e ruaje ta kapesh. Pas ca ditesh vjen vellai e i thote vellait, nuk eshte e vertete qe nusja ma dredh, une e pyeta nusen a ma dredh e ajo me tha, jo nuk ta dredh. Kjo eshte histori e vertete. Mos i banalizoni informacionet e supershteteve si histori idiotesh.