
Një defekt në sistemin e radarit të operatorit italian Enav shkaktoi ndërprerje serioze të trafikut ajror në veriperëndim të Italisë. Problemet u shfaqën në Milanë dhe përfshinë aeroportet e Milano Linate, Malpensa, Orio al Serio (Bergamo), Gjenova dhe Torino.
Në vlerësimin e parë, autoritetet fluturake njoftuan për pezullimin e fluturimeve për rreth dy orë. Më pas, për pak kohë rifilluan nisjet dhe aterimet, por menjëherë u pezullluan sërish ngaqë sistemi dytësor i radarit, i aktivizuar automatikisht, nuk mund ta mbështeste plotësisht operimin, ai siguron vetëm deri në 35% të kapaciteteve normale.
Teknikët e Enav po punojnë për riparimin e sistemit kryesor të transmetimit të të dhënave, me shtysë që masat e sigurisë të jenë të papërkulura, Riaktivizimi gradual i trafikut është në proces, por autoritetet paralajmëruan për vonesa të mëtejshme derisa radari të funksionojë normalisht.
Kjo situatë prek edhe fluturimet nga Tirana. Një nga avionët që pritej të zbarkonte në Bergamo iu drejtua Bolonjës për ulje, ndërsa një tjetër që po vinte nga Hamburgu u devijua në Memmingen, rajon afër Mynihut, në Gjermani.
Lini një Përgjigje