TAGS-AT E JAVËS

Forum2024-06-05 16:54:00

Is Albania a mafia state?

Shkruar nga Gjergj Erebara

Is Albania a mafia state?

Prime Minister Edi Rama rejected the accusations that the state he leads has fallen into the abyss of being a narco-state. According to Rama, the facts do not show so. An explanation of what organized crime is and what the Mafia is can help to understand whether or not we are at the point where the country is co-governed by the Mafia.

In the spring of 2000, an Italian magazine called Limes stated that, in its view, the greatest danger to Italy was a number of "mafia states" that were developing on the other side of the Balkans. Limes is the term the Romans used for the borders of the empire and for the troubles that arose on those borders.

The magazine cited criminal groups emerging from the fall of the former Yugoslavia, people with military experience and ample access to information and weapons, empowered by the use of hooligans and gangsters in the civil wars in Croatia, Bosnia and Kosovo. She mentioned the transformation of Montenegro into a republic of cigarette smuggling, as well as of Albania, into a republic of cannabis and human trafficking.

The use of the term "Mafia State" for Albania at that time was seen as exaggerated. Albanian criminal groups were relatively new at this time.

Today we are 24 years after that publication and the situation looks very different. Prime Minister Edi Rama was asked in an interview, the first in as long as I can remember where the journalist was not 120% at the service of the Prime Minister, about the opinion of many people who describe Albania as a "mafia state".

"They must be polluted sources," declared Rama, referring to the statements of Arben Ahmetaj, his former deputy prime minister, today on the run. The day after the interview, Rama opposed Ahmetaj even more harshly, while the media near him released archive news to target the person who has been close to Edi Rama for more than 15 years.

In a joint press conference on Wednesday in Gjadër with the Italian Prime Minister, Giorgia Meloni, Rama tried to argue more deeply why, according to him, there is no such thing as the "Albanian mafia", as there is the Neapolitan mafia.

First, let's look at the definitions: It is the United Nations Convention against International Organized Crime, also ratified by Albania, that has a definition of what an organized criminal group is, the official term by which it is translated into Albanian. The definition is that we are dealing with groups of three or more persons whose cooperation in committing serious crimes, punishable by more than 4 years in prison, is continuous in time and where the members have combined roles.

Sa i përket mafias, është Europol ai që ka dhënë një përkufizim lehtësisht të kuptueshëm, duke iu referuar grupeve mafioze historike të Italisë, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta. Dallimi thelbësor mes grupeve të strukturuara të krimit dhe grupeve mafioze duket se qëndron te aftësia e këtyre të fundit për të kontrolluar territor dhe për ta shfrytëzuar atë; për të mbajtur veten në bazë të një kodi nderi, me bazë krahinore apo familjare; te aftësia për të manipuluar proceset zgjedhore dhe për të instaluar përfaqësues të vet në pozicionet administrative në territoret që ata kontrollojnë. Nuk është e domosdoshme që një grup mafioz të ketë një kumbar apo një këshill, siç supozohet se kanë grupet mafioze italiane apo italo-amerikane.

Në fakt, ideja e mafias si një strukturë e unifikuar, me rregulla të forta të caktuara dhe të zbatuara nga udhëheqës të plotfuqishëm, të cilëve u referohen me emrin Kumbar apo Padrino, këto janë më së shumti krijesa të letërsisë se sa të jetës reale.

Në jetën reale, mafia përbëhet nga grupe të ndryshme kriminale, të cilat shpesh bashkëpunojnë ose luftojnë njëra-tjetrën dhe, përmes bashkëpunimit, shtrijnë aktivitetin në një territor të gjerë, me veprimtari kriminale në njërën anë dhe me aktivitete në ekonominë e ligjshme si maskë apo si mjet pastrimi parash për të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme.

Strukturat mafioze dallojnë nga grupet e strukturuara kriminale edhe për faktin që ato kanë burime financiare shumë të fuqishme, të cilat u mundësojnë të kompromentojnë strukturat shtetërore të pushtetit. Aftësia e tyre për të kontrolluar territorin vjen para së gjithash nga fuqia financiare e përdorur për të korruptuar strukturën e vetme ligjore të një vendi që ka për detyrë kontrollin e territorit: Policinë e Shtetit. Apo për t'u maskuar me strukturat e pranuara nga shoqëria si legjitime për ushtrimin e pushtetit, si partitë politike apo organizatat e shoqërisë civile.

Ndryshe nga strukturat e krimit të organizuar, strukturat mafioze, për shkak të tiparit familjar, fisnor apo krahinor mbi të cilin operojnë, janë në gjendje të mbijetojnë më lehtë përballë goditjeve të agjencive ligjzbatuese, përmes promovimeve brenda strukturave apo përmes rekrutimeve të reja. Me pak fjalë, nëse anëtarët e një organizatë kriminale bien në burg, organizata mbaron me aq. Një grup mafioz, kur i goditen disa anëtarë, apo kur i goditet drejtuesi, është në gjendje të ruajë si kapitalin monetar apo fizik të akumuluar, ashtu edhe lidhjet dhe njohuritë mbi linjat e aktiviteteve kriminale për shkak se të arrestuarit mundet, ose të drejtojnë nga burgu, ose të zëvendësohen nga anëtarë të tjerë të familjes kriminale.

Hetimet vendëse apo të huaja, si dhe fakte të njohura botërisht mund të na ndihmojnë ne të shohim grupet kriminale shqiptare, ekzistenca e të cilave është e njohur dhe tiparet që ato shfaqin, pra nëse operojnë në nivel të grupit kriminal apo kanë marrë tiparet e grupeve kriminale mafioze.

Ndërsa procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve mbart përkufizime, të cilat ndihmojnë për të konstatuar ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal apo lidhjeve kriminale të një zyrtari. Sipas këtij përkufizimi, kontaktet me personat e dyshuar por të padënuar për krime të rënda, përbëjnë argument për shkarkimin e një zyrtari të drejtësisë për mungesën e pastërtisë së figurës, me përjashtim të rasteve kur një proces i rregullt gjyqësor i ka shpallur ata të pafajshëm.

Ishte ky përkufizim që m'u kujtua kur, në intervistën me RAI-n, kryeministri Edi Rama doli në mbrojtje të Artur Shehut, një figurë e përfolur gjerësisht si eksponent i krimit të organizuar, duke deklaruar se ai nuk ka qenë kurrë i dënuar. Një person tjetër, një gjyqtar nga Vlora, paraqiti të njëjtin argument gjatë procesit të vetingut, argument që në rastin e tij nuk piu ujë.

Për të gjykuar situatën nëse Shqipëria ka thjesht nivel të lartë kriminaliteti, apo ka përfunduar në pikën e shtetit mafia, mundet të shikojmë ekzistencën e grupeve të njohura të krimit të organizuar, nga veriu në jug, llojet e aktiviteteve të tyre si dhe tiparet e veprimtarisë së tyre.

Në plan të përgjithshëm mund të themi se kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, trafikimi i kokainës, bixhozi dhe, gjatë viteve të fundit, prokurimet publike, falsifikimi i dokumenteve të pronësisë në tokat me perspektivë zhvillimore si bregdeti i Velipojës, i Shëngjinit, i Lalzit, Durrësit e Vlorës, janë fushat kryesore  të veprimtarisë së grupimeve kriminale shqiptare.

Edhe pse Rama mund ta mohojë nga mëngjesi deri në darkë, numri i personave me të shkuar kriminale të tillë që klasifikohet si krim i organizuar, të dënuar apo të dyshuar, të cilët sot si magjistarë janë në gjendje të investojnë në sektorin e ndërtimit, është i lartë. Edhe aksesi në vendimet e niveleve më të larta të qeverisjes, pra vendimmarrjes së vetë Edi Ramës, i personave të njohur për aktivitet kriminal është gjithashtu i njohur.

Mundet që ta nisim nga veriu në jug: në Shkodër njihet ekzistenca e familjeve kriminale Bajri dhe Liçi, ndërsa pak më në jug, në Velipojë, njihet grupi i Pëllumb Gjokës. Nga sa është hetuar në të shkuarën nga prokuroria shqiptare, por edhe nga dosjet e bujshme të kohëve të fundit, Metamorfoza apo dosja e shtatë bandave, këto grupe dukshëm kanë burime ekonomike të fuqishme. Dhe kur një eksponent i tyre arrestohet apo goditet, grupi vijon.

Kontrolli i tyre mbi territorin dallohet para së gjithash nga historia e kamerave të paautorizuara të përgjimit, si dhe nga hetimet që kanë zbuluar se këto lloj grupesh kriminale janë në gjendje të kontrollojnë tregjet, ku zhvasin tregtarët nën emrin e “mbrojtjes”, apo kontrollojnë plazhin e Velipojës. Lidhjet politike të këtyre grupeve janë gjithashtu të dukshme si në nivel vendor, ashtu edhe në nivel qendror.

Në Lezhë, dosja e fundit e zbardhur nga SPAK falë asistencës së Europol dhe Eurojust dhe të dhënave të siguruara nga aplikacioni Sky ECC,  tregon se familja Ndoka dhe kreu i saj, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, kontrollon territor në bashkëpunim me rrethin e tij të ngushtë familjar. Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë vetëm një numër nën kontroll apo në bashkëpunim me grupet kriminale. Kanabisi mbillet gjithandej dhe familjarët më të ngushtë të një deputeti aktual socialist akuzohen se janë në biznesin e prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Një grup i lidhur me Ndokën me bazë pak më në jug dhe që drejtohej  nga Ervis Martinaj, aktualisht i zhdukur, e bënte qesharake idenë që Policia e Shtetit e kontrollon territorin.

Në Fushë-Krujë, dosja e shtatë bandave tregonte se si Durim Bami dhe familja Rraja ishin njëkohësisht grup kriminal, parti politike dhe autoritet shtetëror. Për aq sa pëmend vetë Durim Bami (aktualisht në arrati), gjatë pranverës së vitit 2020, kohë kur i përkasin përgjimet, ai vetë kishte mijëra dhe mijëra rrënjë kanabis të mbjella, nga bregdeti i Adriatikut deri në zonën e Qafështamës në Malësinë e Krujës.  Ndërsa pak më në lindje, në zonën e Matit, personazhe të tjerë të krimit kultivonin drogë.

Në Shijak, të dhënat e publikuara nga tabloidi gjerman BILD në vitin 2019 sugjeruan se vëllezërit Avdylaj kanë emërtuar Ilir Ndraxhin si deputet në listat e Partisë Socialiste.

Në lidhje me Elbasanin, është e gjithëpranuar tashmë se qyteti është nën kontrollin efektiv të grupeve kriminale, ndërsa Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara sanksionoi në vitin 2022 ish-deputetin Aqif Rakipi për arsye se “ushtron ndikim politik në një grup të krimit të organizuar” në zonën e Elbasanit si dhe kryen emërimet në administratën publike në qarqet Tiranë e Elbasan.

Në rastin e Vlorës, moria e blloqeve absurde të pallateve bosh si dhe dosja italiane e kushërinjve të Saimir Tahirit besoj se mjafton për të dalë në konkluzionin se krimi kontrollon territor, ndërsa shteti shqiptar mundet të luajë vetëm rolin e turistit.

Shembuj të rinj ofruan edhe rezultatet e zgjedhjeve për pushtetin vendor në vitin 2023, ku grupe të ndryshme të lidhura me aktivitete kriminale dhe që funksionojnë në nivel familjar, ishin në gjendje të zgjidhnin veten apo familjarët e tyre në këshillet bashkiake, si dhe të ndryshojnë parti. Një herë konkurrojnë për njërën parti dhe pastaj për tjetrën, sipas dëshirës. Rezultatet për zgjedhjet për këshill sugjerojnë se partitë politike janë mysafire në shtëpinë e strukturave të gatshme kriminale, të cilat, përmes ryshfetit apo dhunës në territoret e veta, janë në gjendje të ndikojnë proceset zgjedhore.

Dosja e shtatë bandave, e cila formalisht mbetet sekret hetimor, por që përmbajtja e së cilës është publikuar gjerësisht nëpër portale, jep mundësinë, mes të tjerash, që të shohim se si krimi i organizuar e sheh këtë punën e kontrollit të territorit.

Emiljano Shullazi appears as the most eloquent in the file regarding judgments of a political nature. In one case, when it is suspected that he is preparing to order a murder in Durrës, he says: "Brother Tirana is a bit of a problem, but as long as Kaza Italia passes, no one cares." From there, the police don't pass by just once a day."

While in another case, showing the crime's control over the territory, a suspect communicates to a group to say that some are planning to "guard" (supposedly to kill) a person whom they cannot approach because he lives in the area of ​​this criminal group. The episode suggests that different criminal groups receive permission from each other to access their respective territories, while the State Police, which, on paper, has more troops than organized criminals in the country and has an annual budget of over 400 million euros, it does not exist anywhere.

The file of seven gangs, voluminous as it is, actually only covers 15 months of criminal activity of about 50 or 60 exponents of crime. We do not know what happened before January 2020, when the Sky ECC communications intercepted by the authorities begin, and what happened after March or April 2021, when these communications stop.

We also do not know what criminal activity must have been carried out by other crime syndicates who, for one reason or another, have chosen not to communicate with Sky ECC. However, the file suggests that organized crime in Albania is much wider than the eighteen criminal episodes disclosed in it, and that Prime Minister Rama does not believe that the victimization is falling on his neck with half-truths. / BIRN

Lini një Përgjigje