TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-04-03 20:07:00

Absurdity in the DP, exclusions in the morning and appeals for membership in the afternoon

Shkruar nga Jakin Marena

Absurdity in the DP, exclusions in the morning and appeals for membership in the

She has invented a very special term, worthy of the situation in the DP and the 'fruit' of the parallel reality of her leadership, 'self-exclusion'!...

The political situation in the largest opposition party, the Democratic Party, is fluctuating according to the mood and especially according to the personal troubles of Sali Berisha and his family!

This is not an a priori finding, but based on irrefutable facts, which are made public day by day by the democratic leadership itself, as if to make the Albanian citizens' doubts about the not-so-good situation in which this party finds itself more credible!

The statements of Berisha, Flamur Noka or other democratic officials, inadvertently lead us to a different reality from the real one, to a parallel reality, where the absurd takes the place of the normal and where the political measuring unit or political 'box' in the DP has a different assessment from Albanian, regional, European or even global normality if you like!

The "turbulence" in the DP is not something that has just started. It has been an integral part of the first opposition party for almost 36 years, but recently this "turbulence" has gone hand in hand with the advanced age of the party's leadership, Berisha, giving a completely unrealistic color to developments within the DP.

Everything became even more complicated due to the race for the leadership of the DP, where Berisha, although according to the 'Basha' article in the new DP statute, should have been automatically dismissed without any right to run, actually put the 'bottle' first to be part of the race!

At the beginning of the day, we must underline, not without pain, that Berisha has no rivals in the DP. It is his party at the end of the day, and he cannot allow another administrator to be placed at the head of this 'property', except for himself or one of his relatives! Everyone is clear about this, even in the DP! Berisha was "burned" once with Basha, and as a result he will not repeat the same 'mistake' again!

But the declaration by some voices within the party, including leadership member Ervin Salianji, Democrat Alesia Balliu, and even a little further afield, activist in the US, Evi Kokalari, that they will enter the race for the leadership of the DP without Berisha's 'permission', has strongly touched the 'strings' of the democratic leader's nerves, translating this into the launch of a 'cleansing' campaign of exclusions not only of these hypothetical candidates facing him, but also of the supporters around them!

Ka shpikur një term tepër të veçantë, të denjë për situatën në PD dhe ‘fryt’ i realitetit paralel të lidershipit të saj, ‘vetëpërjashtimin’! Pavarësisht kundërshtisë së Salianjit me mbështetësit e tij se janë akoma anëtarë kryesie të PD, në fakt Salianji merr pjesë në mbledhjet e kryesisë si dhe në të gjitha protestat e Berishës dhe të vetë partisë, Berisha, Noka dhe mbështetësit e tyre vijojnë të mos lëvizin nga ky term! Por, për të fuqizuar akoma më shumë ‘vetëpërjashtimin’ e Salianjit dhe të tjerëve, Berisha ka nisur t’i ‘mbushë’ arsyetimet e tij për përjashtimet në PD, me akuza të tilla si ato të bashkëpunimit me krimin e organizuar, mazhorancën e gjëra të këtij lloji! Duke u vetë-akuzuar në fund të herës, se gjatë jetës së saj politike, për zhvillimet në PD ka vendosur krimi!

Dhe nga qëndrimet e arritura nga perceptimi në këtë realitet paralel të Berishës, janë përjashtuar nga PD jo vetëm Saliani, Balliu, Burgia apo elementë të tjerë të kësaj partie, në Elbasan, Durrës, Krujë, Fushë Krujë, Mat dhe në degë të tjera të PD, por pothuajse janë shkrirë fare këto degë të sipërpërmendura, çka ka sjellë një rebelim të fortë të bazës së partisë, për të arritur deri atje sa të protestohet dhe në Tiranë e të përpiqen të kapin ‘rob’ Nokën, si strumbullari i gjithë të këqijave që përçohet, sipas tyre, tek Berisha për të vepruar kështu në këtë parti!

A thua se bëhet ndonjë gjë në PD pa lejen e Berishës! Noka as në tualet nuk shkon pa lejen e tij, jo më të veprojë jashtë ‘radarit’ të Berishës! Ndikon, duhet të themi pak, por në këtë ‘sektorin’ e përjashtimeve’ nga PD, Berisha ka qënë e është ‘nëna e baba’ i kësaj pune në këto 36 vite! Vetë historiku i PD e tregon këtë, aq sa tashmë i vetmi themelues që ka mbetur në parti, është Berisha.

E kemi thënë shpesh se Berisha nuk shqetësohet për faktin se dikush mund ta mundë në garën për kreun e PD. Këtë nuk e vë në diskutim ai, nuk e ka vënë asnjëherë, dhe atëherë kur ‘të gjithë yjet’ ishin kundër tij, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA e përjashtimit që i bëri Basha nga grupi e më pas nga partia! Çka solli dhe zemërimin e tij, dhe luftën e paprecedent për rikthimin në krye të PD, përmes përplasjeve deri fizike, dhe në gjykatë, çka e rimori sërish me vulën e logon e PD!

Duket dhe me sy të lirë se, Berisha është i zemëruar me faktin se dikush në PD mendon se mund të garojë përballë tij! Domethënë dikush e çon nëpër mend se mund të garojë me të për postin e kryetarit, jo për të fituar, por për të qënë në ‘listë’ për t’u bërë numri dy i kësaj partie, post i zënë nga Noka, ndoshta sa të jetë gjallë Berisha! I zemëruar pra, për shkakun se thjeshtë e vetëm dikush guxon e bën llogari, jashtë llogarive të Berishës, ka zemëruar këtë të fundit aq fort me kandidatët në garën për kreun e PD, sa për këtë shkak ka nisur operacionin ‘fshesa’!

Ky ‘operacion spastrimi’ dhe përjashtimesh brenda PD ka nisur pikërisht një vit para zgjedhjeve, ndërkohë që kundërshtari politik, kreu i PS dhe i qeverisë Edi Rama, ka nisur punën në terren për të realizuar një fitore, sikurse deklarohet në radhët e mazhorancës, totale dhe me një rezultat të paparë. Pra fitoren e të gjitha bashkive nga socialistët! Pra për hallin e tij personal, për të treguar se nuk duhet t’i shkojë në mendje askujt që ta konkurrojë brenda PD për postin e kryetarit, Berisha po përjashton këdo që ngre zërin! Po e mbyll e zvogëlon më shumë partinë që drejton!

Por ajo që duam të evidentojmë është fakti se në PD absurdi po merr përmasa institucionale! E themi këtë, sepse, ndërsa përjashtimet vijojnë me kapacitet të plotë, Berisha dhe mbështetësit e tij në lidershipin e partisë kanë nisur thirrjet e forta në drejtim të bazës për të shtuar anëtarësimet në PD! Madje u bëjnë thirrje qytetarëve që të përqafojnë strategjinë e PD dhe të anëtarësohen në këtë parti, si parti e së ardhmes! Me liderin e së ardhmes së PD, vetë atë, Sali Berishën, me 82 vite mbi supe dhe që ka provuar të gjitha postet e mundshme në këtë shtet në emër të PD, që nga presidenti e deri tek kryeministri i vendit! Si dhe kryetar i PD, përjetësisht, kuptohet!

Tani, të përjashtosh në mëngjes nga partia që nga anëtarë kryesie qëndrore e deri tek drejtuesit vendorë e anëtarë të thjeshtë partie, kontributorë në mbi 35 vite në PD, madje dhe t’i akuzosh si të lidhur me Ramën apo më keq akoma, të lidhur me krimin e organizuar, dhe në darkë të bësh thirrje në drejtim të qytetarëve për t’u anëtarësuar po në këtë PD, më tepër se absurd është dalje nga ‘binarët’ normalë njerëzorë dhe politikë!

Kur një anëtar PD-je apo drejtues i lartë në këtë parti, me shumë e shumë vite kontribute politike, përjashtohet në kundërshtim me rregullat e statutin, duke u shpallur ‘fishek’ edhe bashkëpunëtor me kriminelët e me kundërshtarin politik, si mund të pranojë një qytetar tjetër që e sheh këtë gjë, ftesën e Berishës dhe të lidershipit demokrat për t’u anëtarësiar në këtë parti! Pasi e ka të sigurtë që, sapo të ngrejë zërin dhe të mendojë ndryshe nga Berisha, jo vetëm që përjashtohet, por shpallet dhe armik, bashkëpunëtor me krimin, me Ramën dhe me tërë fantazitë e mundshme! Dhe këtë dramë e di dhe vetë Berisha, por ai u dërgon mesazh vetëm ithtarëve të tij!

Në fund të herës, ajo që pyesim është, se a ka ‘trima’ që mund të sakrifikojnë kaq shumë për t’u bërë pjesë e PD e cila flak njerëz nga partia në rastin më të parë, aq më tepër për t’u anëtarësuar në një parti që jo vetëm të shpall armik dhe të lidhur me krimin, por dhe për faktin se e ka prerë ‘biletën’ për një opozitë të gjatë, sa kohë në krye të saj të jetë Berisha! Shanset janë tmerrësisht të pakta që të mashtrohen kaq trashë qytetarët shqiptarë, sa t’i fusin vetes një kasavet të tillë, si anëtarësimi në PD. Prandaj themi se PD-në e ka mbuluar absurdi, të cilin as ligjet e fizikës nuk e marrin përsipër që ta shpjegojnë, në fund të herës!

berisha pd përjashtimet

Lini një Përgjigje