TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-04-29 08:03:00

Aksident me vdekje në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje në Tiranë 

Një aksident me vdekje është regjistruar mesnatën e kësaj të marte në kryeqytet. 

Automjeti me drejtues një 35-vjeçar ka përplasur një këmbësore 70 vjeçare, e cila fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. 

"Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës", njofton policia. 

Lini një Përgjigje