TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-05-23 10:08:00

Aksioni brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, arrestohen 7 të shumëkërkuar; zbardhen emrat 

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, arrestohen 7 të

Policia e Shtetit po jep deklaratë lidhur me një aksion të zhvilluar brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, ku janë arrestuar shtatë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar apo nga SPAK, mes të cilëve Xhevdet Plaku dhe Florenc Meçja. 

Mësohet se tre prej të arretsuarve, janë persona me rrezikshmëri të lartë, shumica të armatosur. Një pjesë janë kapur në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit.

Bëhet me dije se janë sekuestruar shuma eurosh dhe 4 armë zjarri.

Të arrestuar: 
1. Xhevdet Plaku
2. Flobens Meçja
3. Voltan Xhani, përfshirë në vrasjen e një shtetasi në Shkodër
4. Jugert Xhani
5. O.H. Moskallëzim krimi
6. F.Q. Moskallëzim krimi
7. A.H. Moskallëzim krimi

Plaku apo siç njihet me nofken 'Akili', u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge. 

“Xhevdet Plaku, 45-vjeç, i shpallur në kërkim. Ky shtetas është arrestuar nga burgu i Ankonas, këtij shtetas iu gjet një armë zjarri. Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve. Tre prej të arrestuarve kishin armë, gati për qitje“, theksoi policia në konferencën për shtyp.

 

 

Lini një Përgjigje