TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-03-10 21:16:00

"The weapons were put in the refrigerator", details from Admir Tafilaj's spectacular escape from Drenova prison

Shkruar nga Pamfleti
"The weapons were put in the refrigerator", details from Admir
Admir Tafilaj

Of all the sensational escape scenarios that have occurred in Albanian prisons, the one that seems the most organized and accomplished in all details, despite the unfortunate end of each of the prisoners, is the one that occurred in November 2013 in the Drenova prison in Korça. Where Admir Tafilaj was at the center of this spectacular escape.

The show "Në Shënjestër" published details from the file of Admir Tafilaj, a life-sentenced prisoner who was serving his sentence in this high-security prison, who had woven an almost perfect escape plan in his mind.

If it had a happy ending, it would surely be one of the most successful escapes in the annals of similar stories in Albanian prisons. A plan that had begun months earlier than November 2013, when it was finalized.

According to the file, Admir Tafilaj had organized this escape in collaboration with a 19-year-old at the time. He had not only met him in prison, but had managed to recruit him and convince him that as soon as the latter left his cell, he would help him from the outside to implement his plan.

This 19-year-old would turn out to be Ervis Lami, a character still wanted today, known in the criminal world.

Admir Tafilaj, who was sentenced to life imprisonment for the 2011 murder of Nik and Gjovalin Pjetrushi, two brothers of the head of crimes in the Shkodra police, Prelë Pjetrushi.

A story that began in 2000. During a siege of the Tafilaj family's apartment in Shkodra, the owner of the house, Bahri Tafilaj, was killed.

The latter was wanted after it was suspected that, following a conflict over property issues, he was the author of the murder of Gëzim Geci.

A siege organized at the time by the police chief, Prelë Pjetrushi. After a routine check, they had seen Bahri Tafilaj run and lock himself in the apartment.

Prelë Pjetrushi, who called in the Rapid Intervention Forces, led at the time by the director of the Shkodra Police, Commissioner Arben Zylyftari, as reinforcements.

The latter was shot dead by Genc Tafilaj during the operation.

But while Genc Tafilaj was sentenced to 25 years in prison, his brother Admir Tafilaj believed that the main police leader in this operation, Prelë Pjetrushi, was responsible for the loss of his father's life.

Whom, in revenge, in 2010, he seriously injured, while he was on duty at the Malësia e Madhe police station.

Prelë Pjetrushi, who, upon escaping Admir Tafilaj's bullets, decided to flee to the United States of America, along with his family.

Admir Tafilaj i cili u arrestua për këtë ngjarje, por ndërsa po vuante dënimin ai mësoi se në Shqipëri ishin kthyer vëllezërit e Prelë Pjetrushit.

Dhe për këtë arsye ai mendoi një plan arratisje nga qelia ku ndodhej. Atë që ishte edhe plani i tij i parë i arratisë.

Ku ndërsa vuante dënimin në Burgun e Shën Kollit në Lezhë, për plagosjen e oficerit të policisë, Prelë Pjetrushi, ai kërkoi një leje 5 ditore nga drejtuesit e këtij institucioni, për të takuar familjarët e tij. Gjë që në mënyrë fare naive iu miratua.

Por më 2 Tetor 2010, ndërsa ishte në banesë për të shfrytëzuar lejen që kishte marrë, edhe pse i ruajtur nga disa roje sigurie, Admir Tafilaj vendosi të arratiset në sy të tyre. Dhe të humbë gjurmët për afër 6 muaj.

Deri ditën kur ai u rishfaq, duke qëlluar për vdekje në Malësinë e Madhe, ndaj dy vëllezërve të shefit të policisë Prelë Pjetrushi. Respektivisht Nik dhe Gjovalin Pjetrushi. Të cilët i qëlloi në një pritë pranë banesës së tyre, vetëm pak ditë pasi ata ishin kthyer nga emigracioni ku ndodheshin.

Ngjarje kjo e ndodhur më 18 Mars 2011. Admir Tafilaj që me të kryer këtë akt, u nis drejt Tiranës dhe fare i qetë u ul në një lokal në afërsi të Repartit Special RENEA.

Aty ku pasi konsumoi një birrë vendosi të lajmërojë në telefon policinë e Tiranës, për t’u thënë që ishte gati të dorëzohej.

Por ndërsa u dënua me burgim të përjetshëm për plagosjen e rëndë të shefit të policisë Prelë Pjetrushi si dhe vrasjen dy vëllezërve të tij,

Admir Tafilaj nuk kishte ndërmend të kalonte pjesën tjetër të jetës pas hekurave. Për këtë arsye në vitin 2013 ndërsa po vuante dënimin në burgun e Drenovës, ai vendosi në jetë sërish një plan arratisje.

Ku këtë herë i duhej më shumë organizim dhe njerëz. Falë pikërisht këtij skenari që do të rrëfejmë më poshtë.

Atë se si në bashkëpunim me njohjen e tij brenda hekurave të burgut, Ervis Lami dhe grupin e tij jashtë qelisë, do të organizonte dhe do të arrinte të thyente sigurinë e burgut të Drenovës.

“Kjo ngjarja e Korçës, kur ndodhi në nëntorin e vitit 2013, u arratisën 7 persona. Të cilët katër ishin të dënuar të përjetshëm. Prej të cilëve kishte nga ata që ishin arratisur edhe dy herë të tjera.

U konstatua pastaj që të burgosurit kishin futur armë zjarri automatike dhe armë të vogla pistoletë, nëpërmjet pajisjeve elektroshtëpiake, kryesisht nëpërmjet frigoriferëve”, u shpreh gjatë një interviste për emisionin “Në Shënjestër”, Femi Sufaj.

Gjë që nga hetimet më vonë doli që këto fabrikoheshin në një nga punishtet, mbylleshin brenda polisterolit dhe aty pastaj transportoheshin në ambientet e burgut.

Një nga personazhet që u thirr fillimisht për të marrë pjesë në grupin e brendshëm të drejtuar nga Admir Tafilaj, që ishin menduar të merrnin peng dhe më pas t’u vinin armët në kokë, gardianëve, ishte edhe Dan Hutra.

Edhe ky një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vite më pas do të kryente një masakër të vërtetë, duke vrarë në marsin e vitit 2023, 3 gra dhe lënë të plagosura po kaq të tilla. Por që nuk dihet për çfarë arsye Dan Hutra, u la jashtë këtij plani në vazhdim.

Dosja Hetimore

Sipas hetimit të kryer shtetasit Admir Tafilaj, Fran Marashi, Eduart Lulo, Gëzim Toma, Gëzim Guri, Reis Haxhiraj dhe Flatur Gora, janë persona të dënuar me burgim për vepra të ndryshme penale, të cilët vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në IEVP Korçë.

Nga të cilët Admir Tafilaj, Gëzim Guri dhe Fran Marashi, kanë vuajtur dënimin me burgim edhe në institucione të tjera.

Gjatë këtyre periudhave ata janë njohur me shtetasit Ervis Lami dhe Alfred Qefalia, të cilët ishin edhe këta duke vuajtur dënimin me burgim.

Pikërisht gjatë kësaj kohe mes Admir Tafilaj, Alfred Qefalisë dhe Ervis Lamit është krijuar një shoqëri e ngushtë.

E cila pas lirimit nga qelia të Ervisit, ka vazhduar midis tyre në formën e kontakteve nëpërmjet telefonit.

Por cili ishte plani që Admir Tafilaj kishte menduar për arratisjen e tij?

Dhe si e ndihmoi Ervis Lami, për ta çuar deri në fund këtë skenar të arratisë nga burgu?

Dhe si mundën ai dhe grupi i tij të fusnin brenda burgut të sigurisë së lartë armë zjarri, të cilat më pas siç del në dosje iu vendosën në kokë gardianëve që u gjendën të papërgatitur.

Plan që del se u detajua nga Admir Tafilaj.

Por që për ta finalizuar kishte nevojë për persona të jashtëm.

Ku njëri prej tyre që u tregua i gatshëm për ta ndihmuar në përfundimin me sukses të këtij plani ishte Ervis Lami.

Dosja Hetimore

Admir Tafilaj, Fran Marashi, dhe Gëzim Guri, gjatë vuajtjes së dënimit në IEVP Korçë, kanë planifikuar një plan për t’u larguar nga vendi ku ata vuanin dënimin.

Për këtë arsye ata kanë komunikuar me persona të cilët ndodheshin jashtë IEVP Korçë. Këta persona janë Ervis Lami, Bledjan Deda, Alfred Qefalia, Albi Mcimi dhe Olsian Maçi. Ku disa prej këtyre personave, përveç Olsianit, kanë bërë takime me shtetasin Admir Tafilaj në IEVP Korçë.

Takime gjatë të cilave Admiri u ka treguar atyre për idenë që ai kishte për t’u larguar nga burgu. Ndaj për këtë ai u ka kërkuar ndihmë shtetasve Ervis Lami, Bledjan Deda, Alfred Qefalia dhe Albi Mcimi.

Të cilët nga ana e tyre kanë kontaktuar edhe me Olsianin. Me këtë të fundit që ka komunikuar në telefon edhe vetë Admiri, nga ku Olsiani ka rënë dakord për ndihmën.

Ku më tej të pesë personat janë takuar me njëri tjetrin dhe kanë rënë dakord që do t’i ndihmonin të burgosurit për t’u arratisur nga IEVP Korçë.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ ndihma që ata do t’i jepnin Admirit dhe shokëve të tij konsistonte në futjen në IEVP Korçë të armëve dhe municioneve dhe më pas largimi me anë të automjeteve dhe ndihmës së tyre.

Ku detyra e tyre ishte që të montonin dhe t’i fshihnin këto armë në një frigorifer, që do ta dërgonin në burg dhe më pas Admiri do të mundësonte që ky frigorifer të mbërrinte tek ai në qelinë ku ndodhej.

Ervis Lami që për këtë qëllim thërriti në banesën e tij një person i cili i solli armë dhe municione.

Konkretisht dy automatikë kallashnikov, dy pistoleta TT, një automatik shars, si dhe nga dy krehëra me municion për të gjitha armët.

Plan i mirëmenduar, ku grupi kriminal, vendosi të blejë edhe një frigorifer të përdorur, ku pasi t’i hiqnin kapakët, do të montonin aty armët.

Dosja Hetimore

Pasi e mbyllën sërish frigoriferin me armët brenda, Bledjani u nis për në Korçë. Aty ku ai në ambientet e burgut la frigoriferin me qëllim që më pas sipas procedurave të merrej nga Admiri. Ku vetëm pas dy ditësh, Admiri e njoftoi se e ka marrë me sukses frigoriferin.

Pas këtij veprimi Ervis Lami, Bledjan Deda, Alfred Qefalia, Albi Mcimi dhe Olsian Maçi, vazhduan të mbanin kontakte të vazhdueshme me tre të burgosurit Admir Tafilaj, Fran Marashi, dhe Gëzim Guri, me qëllim planifikimin dhe më pas realizimin e planit të arratisjes së tyre nga ambientet ku vuanin dënimin.

Këtu ku del se ata kanë kanë marrë me qira një shtëpi në qytetin e Korçës. Gjithmonë sipas dosjes hetimore menjëherë sapo futën frigoriferin me armë brenda burgut, grupi i drejtuar jashtë burgut nga Ervis Lami, u vendos në qytetin e Korçës.

Aty nga ku studioi edhe rrugët nga ku do kalonin pas arratisë miqtë e tyre të kryesuar nga Admir Tafilaj. Si dhe ku do të hidhnin litarët me gozhdë si dhe vendin ku do të vinin lëndën shpërthyese.

Dosja Hetimore

Për të pasur sukses në planin e tyre, grupi kriminal siguroi ditë më parë një litar me gozhdë, një sasi tritoli prej 200 gr dhe një shirit skene krimi. Që do t’i përdornin për krijimin e një situate hutimi që do t’i ndihmonte ata më pas për t’u larguar pas arratisjes së të burgosurve.

Pasi përfunduan me të gjithë organizimin e jashtëm dhe të brendshëm, të dy grupet ai i drejtuar nga Admir Tafilaj, brenda burgut dhe ai jashtë nga Ervis Lami, vendosën që plani i tyre të realizohej më datë 23 Nëntor 2013.

Ditë kur në qytetin e Korçës do të vinte dhe Ervis Lami me grupin e tij. Ku të nesërmen thuhet se ata u ndanë në dy grupe.

Grupi i parë ku bënin pjesë Albi Mcini, Olsian Maçi dhe Alfred Qefalia, që udhëtonin me një makinë tip ‘Passat’.

Dhe ai i dytë ku ishin Ervis Lami dhe Bledjan Dedja, në automjetin tip ‘Peugeot’. Ku në automjetin e parë kishin të vendosur litarin me gjemba, shiritat policorë të skenës së krimit. Ndërsa në automjetin e dytë kishin të vendosur lëndën eksplozive të përgatitur nga Ervis Lami.

Dosja Hetimore

Më datë 23 Nëntor 2013, rreth orës 18.00, Admir Tafilaj mori në telefon grupin dhe u tha që të niseshin.

Grupi i parë i cili u stacionua në afërsi të rrugës që të shpie tek burgu, që vendosi në tokë litarin me gozhdë dhe shiritat e policisë, ndërsa Ervisi dhe Bledjani vendosën lëndën eksplozive në afërsi të Komisariatit të Policisë, në xhaminë e Iljaz Beut, në një vend që shpërthimi të shkaktonte vetëm dëme materiale, pasi ishte një vend që nuk ruhej zakonisht nga njerëzit.

Shpërthim që ata do ta komandonin me celular. Dy grupet që pasi kanë mbaruar këto punë, janë bashkuar sërish në varrezat e fshatit Qatrom.

Ndërkohë që në brendësi të burgut Admir Tafilaj, Fran Marashi dhe Gëzim Guri nisën të realizonin pjesën e tyre të planit të arratisjes.

Ku sipas planit të detajuar të arratisë, Admir Tafilaj u dha armë dhe të burgosurve të tjerë, me qëllim që të shkaktonin panik.

Kjo edhe për të marrë kohë dhe për të mos u dhënë mundësi gardianëve të organizoheshin. Gjë, që duke e parë edhe në vazhdim, u realizua në mënyrë perfekte, duke e çuar planin e arratisjes deri në fund.

Një plan që siç shikohet edhe më poshtë u detajua deri në imtësi, i denjë për filmat aksion.

Dosja Hetimore

Admir Tafilaj u dha armë edhe të burgosurve Eduart Lulo, Gëzim Toma, Gëzim Guri dhe Reis Haxhiraj, duke i bërë tashmë edhe këta të fundit pjesë të planit të arratisjes.

Në orën 15.00 të datës 23 Nëntor 2013, në brendësi të burgut u hap ambienti i klasës, që ishte i përbashkët për argëtim dhe që ndodhej në Godinën ‘A’ të Sigurisë së Lartë.

Pas hapjes së këtij ambienti, del se të dënuarve të këtyre dy sektorëve u janë hapur herë pas here dyert për të shkuar në klasë.

Ku nga Sektori ‘4’ kanë shkuar në klasë të dënuarit Admir Tafilaj, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reis Haxhiaj dhe Eduart Lulo, kurse nga Sektori ‘3’ kanë shkuar në klasë të dënuarit Flatur Gora, Kastriot Maksuti, Dan Hutra, Pelivan Latollari dhe Reshit Adri.

Gjithmonë sipas dosjes hetimore, rreth orës 18.45, i denuari Fran Marashi, i kërkoi përgjegjësit të regjimit të brendshëm. Arben Potka, që të dalë nga klasa.

Potka që pasi komunikoi me përgjegjësin e kolonës, Gjergji Këllezi, ky i fundit i dha të dënuarit Fran Marashi celësin e dhomës.

Marashi që ka dalë nga aty me një qese me mollë pasi Arben Potka ka hapur derën e dhomës së tij, duke i thënë se do e çonte tek një i dënuar në sektorin Nr.1 të po asaj godine të vuajtjes së dënimit.

Por në të njëjtin moment që i dënuari Fran Marashi, ka dalë nga dhoma e vuajtjes së dënimit, përgjegjësi i kolonës Nr.2,

Gjergji Këllezi, i cili administronte çelësat e dhomave të të dënuarve si dhe të zgarave ndarëse të sektorëve ‘3’ dhe ‘4’ me kolonën Nr.2, ka hapur zgarën e sektorit Nr.4, duke lejuar të dënuarin Fran Marashi, të dilte në kolonë, përballë derës së ambientit të argëtimit (klasës).

Sapo i dënuari Fran Marashi, ka dalë në ambientin e kolonës, i dënuari Admir Tafilaj, i cili në atë moment ndodhej në klasë, i ka kërkuar përgjegjësit të kolonës, Gjergj Këllezi, që të hapte klasën pasi do dilte.

Dosja Hetimore

Pasi është hapur ambienti i klasës nga përgjegjësi i kolonës, i dënuari Admir Tafilaj, i ka marrë qesen me mollë të dënuarit Fran Marashi dhe i ka kërkuar përgjegjësit të kolonës Gjergji Këllezi që të hapte derën e zgarës të sektorit nr.3.

Pas hapjes së derës së zgarës së këtij sektori, i dënuari Admir Tafilaj ka hyrë në këtë sektor dhe përgjegjësi i regjimit të brendshëm, Bledar Kollçinaku e ka shoqëruar për tek zgara ndarëse e këtij sektori, me ambientin hyrës të godinës ‘A’, ku ishte me shërbim përgjegjësi i shërbimit Luan Liçkollari i cili pasi e ka shoqëruar Admir Tafilajn deri tek zgara, në të njëjtën kohë, përgjegjësi i kolonës Gjergji Këllezi, ka hapur zgarën ndarëse të sektorit nr.3 dhe i dënuari Fran Marashi, është futur tek ky sektor dhe ka shkuar tek zgara ku ishte Admir Tafilaj.

Ky i fundit, që i ka kërkuar Luanit t’i lejonte të shkonin në sektorin Nr.1, me qëllim çuarjen e qeses me mollë një të dënuari si dhuratë.

Është pikërisht ky momenti kur Admir Tafilaj dhe grupi tjetër i të të burgosurve nisin sulmin e organizuar ndaj gardianëve. Të cilët të hutuar në fillim nuk po kuptonin se çfarë po ndodhte.

Dosja Hetimore

Në kohën që përgjegjësi i regjimit të brendshëm Luan Liçkollari, u afrua tek zgara ndarëse, i dënuari Fran Marashi e kap nga mesi dhe duke e mbajtur ngjeshur me zgarën, i drejton në trup një armë tip pistoletë.

Por ndërsa përgjegjësi i shërbimit ka tentuar të largohet, Admir Tafilaj, i ka gjuajtur me një send të fortë në kokë dhe gjithashtu, i ka marrë çelësat që mbante në dorë.

Pasi i ka marrë çelësat, Admir Tafilaj ka hapur zgarën ndarëse të sektorit nr.3 dhe ka dalë në ambientin hyrës për në godinën ‘A’ të sigurisë së lartë. Ku ka filluar të prishë kamerat e sigurisë si dhe lidhjet kabllore të telefonit.

Në të njëjtën kohë i dënuari Gëzim Guri, i cili ndodhej në klasë, i ka kërkuar përgjegjësit të kolonës, Gjergji Këllezi, që të hapte derën e klasës, sepse do dilte nga ai ambient.

Këllezi që pasi ka hapur derën e klasës, ka konstatuar Admir Tafilajn duke prishur kamerat e sigurisë.

Gëzim Guri që në këtë moment, ka nxjerrë poshtë xhupit që mbante veshur, një armë automatike kallashnikov, të cilën ia ka drejtuar përgjegjësit të kolonës.

Që i detyruar nën kërcënimin e armës, ka vendosur të hapë derën e klasës, atë të sektorit Nr.4 dhe të sektorit Nr.3. Ku nga klasa, ndër të tjerë kanë dalë edhe dënuarit Reis Haxhiaj, Gëzim Toma dhe Eduard Lulo.

Dosja Hetimore

Dy të fundit që sapo kanë dalë nga klasa, kanë nxjerrë armët të cilat i kishin me vete, ndërsa i dënuari Reiz Haxhiraj, ka shkuar tek dhoma Nr.7, ku vuante dënimin shtetasi Fran Marashi dhe ka marrë nga dritarja e kësaj dhome një send të mbështjellë me leckë, nga ku më pas prej aty nxorri një armë.

Siç shikohet edhe në vazhdim, të orientuar në mënyrë gati të përsosur, të dënuarit ia dalin që nën kërcënimin e armëve të mbërrijnë deri në rrethimin e jashtëm të burgut.

Ndërsa për të mos ndjerë bezdisjen e tyre, të dënuarit vendosin që gardianët t’i mbyllin brenda tualeteve të burgut.

Dosja Hetimore

Një nga të dënuarit që del i fundit nga klasa, vihet re teksa shkon tek vendi ku po mbahet gardiani Luan Liçkollari dhe i vendos tytën e armës në kurriz, ndërsa Admir Tafilaj, del jashtë, duke përdorur për hapjen e dyerve, çelësat që i kishte marrë përgjegjësit të regjimit të brendshëm.

Ku nën kërcënimin e armëve, të dënuarit  mbyllin në banjën e kolonës, punonjësit Arben Potka, Gjergji Këllezi dhe Bledar Kollçinaku, ndërsa Luan Liçkollari, sapo ka ndjerë që nuk kishte më armë të drejtuar në trupin e tij, u ngjit menjëherë në katin e dytë, konkretisht në ambientet e paraburgimit dhe që prej andej, tentoi të lidhej me telefon me zyrën e informacionit.

Më pas, ai zbret në kolonën nr.2 dhe nxjerr nga aty tre punonjësit e IEVP.Korçë, nga vendi ku ishin mbyllur.

Ndërkohë, të dënuarit Admir Tafilaj, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gezim Toma, Eduart Lulo, Reis Haxhiraj dhe Flatur Gora,  pas daljes nga Godina ‘A’, kalojnë para ambientit të observimit dhe që prej andej, drejtohen për tek dera e tunelit (dedektorit) dhe më pas dalin në rrethimin e jashtëm, nga ku më tej janë larguar.

Është pikërisht ky momenti kur 7 të dënuarit marrin arratinë, ndërkohë që jashtë burgut i priste grupi i drejtuar nga Ervis Lami.

Plan i cili duket se mbeti i suksesshëm deri në momentin e daljes nga burgu, pasi më tej të gjithë të arratisurit u kapën në një kohë të shpejtë dhe u dënuan me burgime të gjata.

Ashtu siç u kap në flagrancë edhe Ervis Lami dhe grupi i tij që ndërkohë ndodheshin në Korçë. Edhe këta të dënuar po me burgime të gjata pas gjykimit të tyre.

Dosja Hetimore

Pasi dolën jashtë murit rrethues të betonit, fillimisht të dënuarit qëlluan tri herë me dy armët kallashnikov, me qëllim për të trembur punonjësit e burgut.

Më pas ata çanë rrjetën dhe kanë kaluan nëpërmjet kësaj të çare. Ndërkohë që të frikësoheshin punonjësit e burgut, nga jashtë u qëllua me dy kallashnikovë.

Fillimisht u qëllua rreth 70 metra larg rrjetës dhe më pas nga rreth 30 metra. Në këtë moment të burgosurit hodhën armët e përdorura për qitje.

Dhe pasi dolën jashtë ambientit të IEVP, Drenovë-Korçë, ata u shpërndanë në tri drejtime të ndryshme.

I dënuari Flatur Gora iku i vetëm dhe u nis me drejtim banesën e tij në fshatin Pojan. Ai u kap në flagrancë duke udhëtuar për në këtë banesë në fshatin Dishnicë.

Të dënuarit Admir Tafilaj, Fran Marashi, dhe Gëzim Guri, u nisën për në drejtim të qytetit të Prrenjasit. Ata u kapën në flagrancë në një magazinë të braktisur në këtë qytet.

Ndërsa tre të dënuarit e tjerë, Gezim Toma, Eduart Lulo, Reis Haxhiraj, duke përdorur armët i morën automjetin shtetasit M. U, dhe u largun në drejtim të Greqisë. Ku më pas u arrestuan nga autoritetet e këtij shteti. Por po kështu në flagrancë u kapën dhe ndihmësit e jashtëm Albi Mcimi, Ervis Lami dhe Olsian Maçi.

Ervis Lami që pasi vuajti dënimin për ndihmesën që dha në arratisjen e bujshme të vitit 2013, të 7 të dënuarve, midis tyre edhe Admir Tafilaj, nuk e ndërpreu aktivitetin e tij kriminal edhe pas daljes nga burgu.

"So the situation why this happened in Korça revealed a mismanagement of the convicts within the facilities.

Allowing high-risk prisoners, even those proven in such incidents, to move freely from one sector to another, to have access to common areas. Where they had placed electrical appliances, namely refrigerators, later when they thought of carrying out their criminal intent, of course with external support.

"Because the information from the information says that there were also people outside the prison gate on the day of the escape, who also fired guns in the air to attract attention," says Femi Sufaj.

So, a complete chain of violations was found that spoke of a lack of control, training, but also procedures that left room for violations. Something that has now been overcome.

After this event, prohibitory orders and fixed procedures were issued, where it is no longer categorically allowed for refrigerators to be purchased by families and taken by unauthorized people.

On the other hand, they undergo strict control by the institution and staff.

There are special commissions, although currently it is not allowed for family members to purchase such equipment, refrigerators, televisions, etc.

This has now been overcome as an issue, as these are now purchased by only one economic operator.

However, the directorate of each institution has established a special committee that deals only with inspections of household electrical appliances.

So they are opened, looked at, and we have even scanned them.

In some cases, in large scanners that vehicles pass through, before entering the regime.

But while Admir Tafilaj and his group did not fully achieve their goal of escaping from prison, and continue to serve life sentences today, this should not have discouraged other prisoners from dreaming or putting their plans for escaping from their cells into action.

Lini një Përgjigje