Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij
Një i burgosur është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
Sipas burimeve, i arratisuri është Daut Laze 48-vjeç lindur në Çorovodë, banues në Tiranë, ishte arrestuar me datë 16.11.2021 për dhunë në familje. Mësohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. Uniformat blu gjithashtu kanë hapur hetime për zbardhjen e rastit.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.
Kujtojmë se në burgun e Shënkollit mbahen të burgosur dhe të paraburgosur me probleme të shëndetit mendor.
Lini një Përgjigje