TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-11-12 13:41:00

Dyshohet se lejuan brahim Licin të largohej, AMP çon policët e Shkodrës në Prokurori për shpërdorim detyre  

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se lejuan brahim Licin të largohej, AMP çon

AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Ende mbetet mister personi që del në video, ndërkohë që dyshohet se ishte Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, i vrarë në atentat.

Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar, për vrasjen e Endri Mustafës.

Lini një Përgjigje