TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-06-07 07:42:03

Ekzekutimi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’, vijojnë kërkimet për trupin në aksin Dhërmi-Himarë; lëvizjet e autorit pas vrasjes

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’, vijojnë

Recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Eraldo Nevruzi, dyshohet se është ekzekutuar nga bashkëpronari i hotelit, Geraldo Shehu. Trupi i viktimës nuk është gjetur ende, ndërsa kërkimet gjatë pasdites së djeshme nuk kanë pasur asnjë rezultat.

Forcat policore vijojnë sot me kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë, ky dyshohet se Shehu pasi e vrau recepsionistin 31-vjeçar, trupin ia ka hedhur në këtë aks. Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli, dyshohet se është autor i krimit të rëndë, i cili rezulton bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa ngjarja u zbulua vetëm pasi në një prej dhomave në hotel ku është vrarë 31-vjeçari janë gjetur njolla gjaku. Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka zhdukur dhe është larguar në drejtim të Greqisë.

Mjeti i tij është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë dhe dyshohet se dikush e ka ndihmuar për të shkuar deri në Qafë Botë. Ai kishte prerë biletë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por është kapur teksa shkonte në aeroportin e Korfuzit për t’u larguar.

Lini një Përgjigje