TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-09-17 10:49:00

Krimi brenda familjes në Përmet, identifikohen viktima dhe autori 

Shkruar nga Pamfleti

Krimi brenda familjes në Përmet, identifikohen viktima dhe
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përmet. Shërbyesja e një çifti të moshuarish, gjeti në orët e para të mëngjesit të dhunuar dhe pa shenja jete të moshuarën 80-vjeçare, Afroviti Peçi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi.

I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

 

Lini një Përgjigje