Masakra në Mal të Zi ka lënë pas 7 viktima, ndërsa 2 prej tyre janë fëmijë.
Shkon në 7 numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Mal të Zi. Mediat raportuan se fillimisht ka pasur një konfrontim fizik në një lokal dhe më pas autori ka shkrepur armën.
Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Aco Martinoviqit, autorit të dyshuar për krimin rëndë në Cetinje, ku raportohet se ka vrarë të paktën shtatë persona, dy prej tyre fëmijë.
Sipas njoftimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit në një lokal, Martinoviq është larguar i armatosur nga vendngjarja. Policia ka njoftuar qytetarët se autori është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm, ndërsa policia po vijon punën për arrestimin e tij janë.
Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e Martinoviqit, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të tij. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi vazhdojnë.
Sakaq, lidhur me këtë tragjedi qeveria ka shpallur 3 ditë zie dhe shumë aktivitete dhe koncerte të planifikuar për ditët e para të vitit janë anuluar.
Lini një Përgjigje