
Një i moshuar është plagosur me thikë pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për arsye banale.
Dy të moshuar po luanin domino dhe një moment janë përfshirë në një sherr që përfundoi në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur tek lulishtja pranë filialit të Postës Shqiptare. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar u ndalua nga policia.
Lini një Përgjigje