TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-04-27 20:23:00

Trafikoi tonelata kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata!

Shkruar nga Pamfleti
Trafikoi tonelata kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata!
Ervin Mata

Autoritetet braziliane kanë arrestuar Ervin Matën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori 2023. Ai kërkohet nga SPAK si i dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas hetimeve, grupi i tij ka trafikuar rreth 931 kilogramë drogë dhe ka investuar fitimet në ndërtim në Shqipëri. Paratë dyshohet se janë transferuar përmes sistemit informal “Hawala” për të shmangur autoritetet.

I shumëkërkuari Ervin Mata për një sërë ngjarjesh kriminale është arrestuar nga autoritetet e Brazilit ditën e shtunë, raportojnë mediat braziliane.

Operacioni u mbështet nga Policia Ushtarake e Sao Paulo-s. Paraburgimi i Ervin Matës ishte urdhëruar nga gjyqtari Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim.

Sipas Policisë Federale, ai është shënjestra e një hetimi ndërkombëtar të kryer nga forcat policore të Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë, Kolumbisë dhe Brazilit.

Mata është në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023. Gjykata e Lartë Federale kishte lëshuar një urdhër arresti për Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Europa.

Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latinë në Europë.

Po ashtu, sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë. Paratë e fituara nga ka aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim. Për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjen e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala.

ne perditesim..,

 

 

ervin mata arrestohet

Lini një Përgjigje