Policia ka arrestuar Eduart Afmatajn brenda 24 orëve nga vrasja e Artur Çangut në Nikël. Ai u kap në Qafë Shtamë, i fshehur në një banesë të braktisur.
Arratia e vrasësit që tronditi dje Niklën e Fushë-Krujës ka zgjatur më pak se 24 orë. Pasditen e sotme është arrestuar Eduart Afmataj, autori që ekzekutoi Artur Çangun. Afmataj është arrestuar në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur.
Ditën e sotme u raportua se mes viktimës dhe autorit kishte prej rreth dy vitesh konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie. Ngjarja ka arritur kulmin në momentin kur Çangu kishte shkuar pranë banesës së prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin.
Ky veprim ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Afmatajt, i cili ka kundërshtuar parkimin, duke pretenduar se i bllokohej rruga. Debati verbal është përshkallëzuar në konflikt fizik.
Në vijim, autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar për vdekje 49-vjeçarin. Pas krimit, ai ka njoftuar policinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke humbur gjurmët. 33-vjeçari Eduart Afmataj, ishte dhëndër në fisin e viktimës Çangu.
ne perditesim...
Lini një Përgjigje