
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se sulmi i protestuesve në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, erdhi pasi kishin informacion se aty qëndronte kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se kjo solli urrejtje të madhe në turmë, e cila më pas reagoi e revoltuar.
Berisha tha më tej se kjo protestë ishte një mesazh drejtuar miqëve europianë dhe një mesazh që i kalli datën Edi Ramës.
“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi i juaj, ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri që i kalli datën Edi Ramës.
Molotovi në vilën e Enver Hoxhës u hodh pasi protestuesit kishin informacion se në shtëpinë e diktatorit banon Edi Rama. Kjo çoi në një urrejtje të jashtëzakonshme. Por Rama nuk banonte aty, banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi Rama të dimë ku je, në Surrel ose te Vila e Mehmet Shehut”, tha mes të tjerash Berusha.
Dmth po te ishte Rama brenda t'i malok faqezi serb do e vrisje e te merrje pushtetin!? Ty nuk te gjuajten me molotove ne PD kur sulmuat njeri tjetrin o gjyshi Lul Braves, kelysh i Beogradit e sherbetor i Athines.