Ka nisur seanca e sotme parlamentare ku pritet të raportojnë edhe krerët e drejtësisë Altin Dumani dhe Olsian Çela.
Në nisje të seancës u votua projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për miratimin e ngritjes së dy Komisioneve.
Projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u miratua me 113 vota pro ndërsa ai për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale u miratua me 115 vota pro.
Për ngritjen e këtyre dy komisioneve kanë votuar kundër 3 deputetë.
Ndërkohë miratimi u bë pas dakordësise mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve.
Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.
Ndryshe do të jetë përbërja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, përbërja e së cilit do të jëtë me 16 anëtarë por me ndarje ndryshe.
Partia Socialiste do të përbëhet nga 8 deputetë dhe 6 përfaqësues do të ketë Partia Demokratike.
Ndryshe nga zgjedhorja 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.
Dhe drejtimi do të jetë ndryshe, ku Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.
Lini një Përgjigje